Ruzhdi Gole: KORAB
- May 22
- 1 min read

Ruzhdi Gole: KORAB
Unë geg (jo) bjeshke
ati im verior jetoi
veç .... të vetëve.
Gjithandej male...
I kapërceu
23 vjeç,
Ati im jetoi jug
unë valëve
edhe geg...
KUMT LIRIK
Më shumë se ndër buzë
Ti, përhera, kudo
dritë fresk,
fresk drite e gjitha
rrëmujë e butë
far pa qepalla resh.
Më shumë se një jetë
harlisur së bashku
ndonjëherë teh ...
teh i butë...
Ti po vyshkesh bukur
fresk nga gjaku
më pak, më shumë se ndër buzë...
LIRIKË KUJTESE
Mesditë tetori, tetor Tirane
secili prej nesh fliste
për plorin,
për plorin e ndritur
ndrit fjalëve...
Hamiti, ngadalë, gjithë vrull poetik,
Demiri, me brofje ujëvaresh
valë plot psalme të gjithë...
Hamiti tani jeton në Tplan
të zbresë mes nesh
se ka të vështirë,
Demiri, dashnie
tjetrit taban
ndez qirinj...
Sa afër ata, degë në një vjeshtë
përhera tej vjeshtës
trokthe dhe vrull,
bora hap rrugën ... Hamiti me ec'
shiu shkund supet
por Demirin
se qull ...
Mesditë tetori, gjithçka e hershme
më pak e tanishme k'saj Tirane,
plori, ah, plori ... tjetër udhe
fjalët e dhimbjeve ... psalme...








Comments