top of page

Ruzhdi Gole: INSTRUMENTE FRYME

ree

       (cikël poetik)

 

ZOGJ REFLEKSI

 

Dëshiroj ta njoh,

më shumë ta këqyr

se sa ta shëtis Parisin ...

 

Ne, njihemi pak, fare pak,

shpesh e me shpesh

përshpirje dashurish

vetes shëtisim.

 

 

Asnjëherë s’udhëtoj vetëm

edhe nëse njeri tjetër

s’më frymon përkrah,

 

Era më tund përqark fëshfërima

pendulin e saj të ndjeshëm,

plot cijatje, letra

të shkruara -

 

vena për gjithçka.

 

 

Miqësisht Parisin dëshiroj,

nuk mund të zgjohem

askund pafundësisht,

 

për në Shan's Elize pak,

i gjithi vonohem

s'mënoj

në flatrat e Dashurisë.

 

A mund t'i shëtit

kryq e tërthor

 

sheshet, parqet, katedralet, muzetë...

 

A mund t'i  këqyr

të gjitha pamjet

 

me aroma, topagjyle, zogj e refleks ?

 

 

Mbi krye përjetësisht

me një kryq

afër e tej çdo sfinksi

 

Parisin përpiqem

ta njoh ...

 

por më shpesh

ne ende

tek njeri - tjetri shëtisim...

 

PARIS

 

Vajza ime dashuron një të panjohur

të panjohur për mua ende,

 

në sheshin Concord

në të gjitha sheshet

ata luajnë sy duar

buzë Sene,

 

ledhatohen nën kullën Eifel,

qielli sikur po nxiton t'ulet

t'i kaltërojë më thellë,

 

Galeria e Luvrit

u jep atyre

një penel

nga piktori i fundit.

 

Plot buzagaze u jep

mbrëmja

admiruesja i tyre

prej lumi, luleje.

 

Këtu të guximshëm janë trillet,

dashuritë vjedhin dhe vidhen.

 

Vajza ime dashuron

një të panjohur

për mua ende,

 

Parisi mjaltohet,

 

pa të dashuruar

mund të çmendet...

 

RETINA

1.

Vajza ime për hir të dashurisë

njëherë jeton në Nurenberg

njëherë në Montpelje

 

pyjeve pa re të pyllit "Shushurimë",

dallgëve kurora blu

të detit "Hare."

 

Vajza ime për hir të çdo gjelbërimi

vrapon në pyll me hap romantik,

 

përhera kurorave blu zgjohet

më shpejt lundrimi

i atyre qe duhen

njësoj

 

jo njësoj të gjithë.

2.

Vajza ime për hir të kurorave

fluturon në qytetin breg

breg afsh francez,

 

çuditërisht pa e ditur

as vet dashuria

 

dashurisht paska ardhur

 

tek ajo

më shpejt ?

3.                                      

Ooo, kjo fantazi, fantazia ime

mpleksur kokë rrëmuje

sa herë më nxiti përpara,

gëzuar

rrebesh nën rreze

 

dallgëve më shumë se blu

drurëve të pyllit plot farëra.

 

Sot ngahera përkrah jush

eci pa u dukur

më i afërm

 

me veshin pak të shurdhët

retinën më të kthjellët,

syrin më të pastër.

 

FAMILJARE

 

Në familje kam botën, shoh botën

në familje, familja herët çohet

lahet kreh flokët,

ushqehet me erëza

ndahet

me puthje intime

në gjys' të jetës

jetë të fjollës.

 

Pastaj vet bota, bota aq e madhe

na merr vetes qetë rrëmujshëm,

kondakët e saj na gungojnë

ne të gjallëve

 

tek pijmë ditën, e shterrim plot lutje.

 

Në familje

njoh botën,

në botë gjej familjen.

 

SHIROKË

 

Nuk çoj vetëm një zemër

me shkrimet e mia

për vajzën,

motrën,

 

një zemër zemërake

e marrin të këqijat

lukth për veten

jo kodrën.

 

Çoj plot zemra jo rastësisht

për shirokën dhe gurin

agmimet jo farsën,

 

në trupin tim

kumbon një kishë

për vajzën dhe motrën

për motrën dhe vajzën.

 

Nuk çoj vetëm dallgëz.

 

 

INSTRUMENT

 

Fëmijtë e mi

bukurive fëminore

dy mençurive

 

nga mëma e tyre

më shumë se

gruaja ime.

 

Më shumë sesa mua

ajo sikur i mban ende

harlisje në duar.

 

Përkrah meje

fëmijnorët

mëndjemprehtit,

 

dhe mëma e tyre

 

trio

instrumentale

 

më njerëzorja për mua

në të gjithë

planetin.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page