Ruzhdi Gole: Heshtja plot zë
- Jun 17, 2025
- 1 min read

Heshtja plot zë
(për Hasan Ulqinin)
Mirëmëngjes Ulqin i madh ...
Si e kam ulqinin e vogël
jo të vogëlth ... por
valë t'epërme
shpraz, ...
fjalë plot jetë
gjer frymën
e shkime,
në cekëtina
jetojnë të vegjëlit
të mençurit gjatë thellësive.
Ulqini im i Fjalës
një çast, i gjithi çast
ku ta gjej Ulqinin e madh?








Comments