top of page

Ruzhdi Gole: HARLISJE FRYME

  • 10 hours ago
  • 1 min read

 

Eja kodër, rri pranë meje...

të dehem unë

ti mos u deh,

po u dehe ti

kush do ma

ndjellë ecjen

tek deti frymor

tek qyteti plot fe ?

 

Eja, kodër

të shprazem i gjithi

me gaz e me dert,

të flasim nën zë

jo kalimthi

argati unë

ti, kurorë shenjtë.

 

Eja, kodër...

ti paske ardh' ?

harlisur e gjitha

më qafon, shkund,

po shihja detin 

frymorin e kaltër

rrjetat

tek peshkonin

perëndimin

gjithë mund.

 

Oh, ...Vila mbretnore

paska ndez' dritat

ne...njeri - tjetrin

mos humbasim

nga sytë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page