top of page

Ruzhdi Gole: FALJE E VONË


ree

FALJE E VONË

(për Musine Kokalarin)

 

Një grua shumë e rrëgjuar

veç me heshtjen e saj

belbëzonte asokohe,

 

kur heshtja flinte ...

 

kjo grua

fliste me Librat, fretërit,

ndërkohë s'e njoha

mund ta kem parë

perëndimeve lodhje

me fshesë në duar

them sot :

rrugët e qytetit

s'ka pastruar  ajo

Ajo ka pastruar qytetin.

 

Asokohe, kjo grua, vrertë jetonte

mpakjen e saj aq të dhimbshme

në rrëfimet e veta si bibliotekë,

 

bibliotekë kyç(ur)në ngujime

ngujimi nuk ka rrojtje

ngujimi i saj

pasosje

alfabet.

 

As në përcjellje s'e njoha,

do shkoja po ta njihja ?

 

Nga kjo mëdyshje e re

veten time qortova

vonë, jo rrallë

së nesërmi,

 

afër e pata, s'e takova,

 

Më fal

Zonjë 

e epërme si kryqi ...

 

a më falin fretërit...???!!!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page