Ruzhdi Gole: ETJ. ETJ.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 1 min read

ETJ.ETJ.
Agjensitë të ngrysura
ballë për ballë ...
bëjnë sikur
qajnë...
Agjensia
me një çift të rinj pëllumbash
flatrim lehtë krahët në kafaz
që duken më e freskëta
buqetë nga të gjitha
buqetat
është më e ndjeshmja?
Agjensia tjetër
e krismës faqedjegur
me sy të shqyer vetullçarë
me kyçin e thyer të këmbës
asnjëherë
me pendesa
është grabitqarja
e trillimeve të djegura ?
E vetmja agjensi, e vetmja
që mungon në qytet
e cila duhej ngritur
shumë më parë
nga të tjerat
duhet t'ishte
agjensia
që të varroste
veset njerëzore
thellë shumë thellë
pa taksë nga bashkia
hoxheprift nekro - buqeta.
Zi për veset nuk mbahet
nuk thuhet asnjë fjalë
ngushëlluese,
në degdisjen e tyre
vallëzohet
pa muzikë
funebër
mund të lejohen edhe minifundet.









Comments