top of page

Ruzhdi Gole: BARDH' ZI         

  • 20 hours ago
  • 2 min read

BARDH' ZI                                                                            (poe-prozë)

                            

-A do na qetësohen ndonjëherë veshët?  

-Pse, çka ngjarë? Plasi?                              

-Oj, të plasur! Tani bubullimat brofin nga 

thellësia e detit përpjetë jo nga qielli i 

mardhur. Qielli veç valëzon, shkumëzon gjer në thua.                                                 

-Ç'është kjo habi ? Ç'po na thua?               

-Pemët kanë hapur kanatash dritaret. 

Dritaret e shtëpive tani janë pemë.           

-Do i këpusim frutat para syve me tjetër lëkurë, me xixat tjetër shenjë ?.            

-Frutat po e po, por po deshe hap 

pëllëmbët dhe menjëherë aty do të ulet 

ndonjë zog.                                                  

-Të jetë e vërtetë kjo?

-Mos më pyet. Zogj edhe peshq bashkë i 

ke në parvaz të dritares.                             

-Zogj pa pupla dhe peshq pa luspa? Oh, 

ç'kokëçarje!

-Do vishja sandalet sot në mëngjes. 

Nuk i gjeta kund. Kur shoh : sandalet 

ishin bërë kepucë.

-Vera u bë vjeshtë, kështu që edhe 

sandalja bëhet këpucë.Nuk ka më fresk. 

-Ç'ka ngjet paskëtaj ? Fjala nis të tres', 

moti nis të qaj?

-Ngjasin ngjarje plot. Mjegulla mbush 

mushkëritë e shpateve, rrëpirave 

luadheve sot. 

-Tymi mbush mushkëritë e 

parqeve. Ngushtica është zgjeruar prej 

të gjitha anëve.                          --

-Ngushtica në mes shalëve.?

-Ngushtica e Hormuzit...

-Oooo, ngushëllime për të paturpshmit.!

-Ç'ka na duhen luftrat? Për arkivolet?

-Asnjë nuk pendohet si më parë, as nuk 

skuqet, as ul kokën.

-Cili është penduar ? Cili gjeneral? Cila 

bombë?

-Le t'i ikim luftës.... Tani që i veshe të 

shtrëngojnë këpucët?

-Pak, sa të bjere shiu i parë. Ai përhera 

vjen këmbëmbarë.

Atëhere pupla do kenë zogjtë dhe luspa 

peshqit ? Thonë se ngjallen dhe të 

treturit.

-Të treturit më shumë treten. Askush 

s'ua njomë buzët e etjes. A nuk e ke 

parë? Parku sytë i mban mbyllur 

mesdite nga Dielli të mos digjet.               

-Ende paska park, park me plagë e rreze?

-Pak, fare pak. Kacafyten hamendjet.

-Përse kacafyten? Për bishtin e dhelprës 

a dhelprën - naze huqe?

-Për dhelprën grua me gjinj e 

vetullshkruar. Ajo përhera çartet           

e gjitha ndajnate.

-Ja, po kalon një grua...Si jeni zonjë?         

-Kush jeni ju? Nuk ju njoh?

-As unë s'ju njoh...Përshëndes bukurinë 

tuaj. Ah, u kujtova : ju jeni përtëritja plot përshkëndritje. Asgjë tek ju s'është prej kozmetike. Diku jemi parë, diku do shihemi zonjë. 

-Zotni, moti për t'u parë nuk vonon. 

-Moti për t'u ndjerë jo me korbin e zi.

-Pse ka pas pas korb të bardhë.?

-Po, dikur, tani s'është i gjallë.

-Zotni, mirëmbetsh!

-O, mos nxito zonjë, është e rrallë kjo 

vjeshtë! A nuk e shihni : vjeshta ju vjen 

përqark?

-E shoh zotni, por jam për tjetër shteg. 

ju jeni tjetër fat. Njeri, mirëmbetsh!   -

-Dritë e paç, zonjë! Më latë një afresk.

-E sheh, o bashkëndjellës, ç'është një 

ikonë ? Grua edhe lutje në mes tonë...

-E shoh dhe e ndjej. Ikonat i vrasin me 

plumba. Vrasin edhe qiejt.

-Zoti është shurdh, shurdh dhe i verbër.?

Zot, kur do lindësh njeriun pa teh, kur do 

bekosh të tjerë shenjtër ?

-Peshqit do jenë plot luspa, cicërima zogjtë,

dritaret më pak të rrudhura, mendja jo aq bosh.

-Ç'ngjet paskëtaj!

-Vjeshta bëhet dimër. Dimri, ndoshta, faj.

-Paskëtaj ç'ngjet? Do i vrasin më ikonat? Po qiejt?

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page