top of page

Ruzhdi Gole:

  • Jul 22, 2025
  • 1 min read

Ruzhdi Gole

-----------------

JETË ... korr - ik ...

     (cikël poetik)

 

*

Jeta

përtërihet

nga pak tek të vetët,

 

përtërihet e gjitha pasjetë?

 

*

Jeto gjer në fund

çka të 'epet -

 

Prej vdekjes

ti mos u huto

hutoje vdekjen!

 

*

Vargmali më drithërues

 bubullonjës e i kthjellët

       ecën krah nesh

            çdo bote

               tjetër.

                  

 *

Cifla zemërimi gjithandej

duhemi shumë më pak

nga ç'jemi dashur

më tepër

urrejmë...

 

*

Jeta në shoshë,

gropthi gropth,

 

në shoshë  e Vërteta...

 

Mos m'i digjni eshtrat, mos,

më digjni reflekset

e gënjeshtërta.

 

*

Jeta mban penë

jo pendë ...

 

Ndonjëherë e zënë ethet

nga pikëllimi i majave

nga rreshkja e etjeve.

 

Pikon lotin majë nxehur

kjo penë jete sipër

ku rrojmë poshtmi

poshtë ku rrojmë

sipër dheut.

 

Jeta mban penë

jo pendë...

 

*

Ngutem nuk ngutem

 

shpejt - ngadalë

jo i çalë mes

ritmeve,

 

tej riteve të reja të fundme...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page