top of page

Rruga




Vendi vetëm po shkon mbrapsht. Shiko politikanët përgjegjës për qeverisjen kur komentojnë për të këqijat e veta. I pyet pse vendi vuan nga emigrimi, dhe ata thonë se këtë fenomen e ka edhe bota. I pyet për korrupsionin dhe përgjigjen se nga kjo dukuri vuajnë edhe vendet më të zhvilluara.

Mburrja për ato që s’kanë arritur i ka zënë vendin “sukseseve” kur vendi ishte në izolim. Ishte kohë kur njerëzit s’kishin as bukë as vend, përveç burg. Dhe regjimi mburrej, si politikanët sot.

Mes tyre nuk ka naivë, por vetëm të djallëzuar qē mashtrojnë e vjedhin. Kush e kupton qëllim e tyre, ikën. Ata që e luftojnë, përpiqen t’i zënë vendin. Populli është viktimë. Ata kanë hypur në makinën që ecën me shpejtësi mbrapsht, në rrugën ku dikur makina e tyre i shpinte përpara në drejtim të gabuar.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page