Tahir Bezhani
RROBAT E SKAMNORIT
Rrugëve ecte i vetmuar
Sytë e skuqur nga gjelbësim lotësh
Fytyra thatake i buzëqeshte dhunshëm
Veshur me rroba të falura nga bamirës
Nata e frikësonte në shtratin e vetmisë
Gjumi e zinte pas dridhjeve të gjata
Të nesërmen barku i zbrazur cijatke
Hynte shtëpizave në kohë mëngjesi si e dreke
Ulej në sofër ani se nuk i njihte
Ditët ia rëndonin jetën mizorisht
Një dalje nga errësira mendoi se e gjeti
Një pasanik i pashpirt e strehoi brenda
Ia bleu rrobat e reja,një tjetër dukej skamnori
Sapo filluan qukat t’i mbushen
E ngarkoi me punë të rënda...
Ashti shtalb,pesha e lodhi
Qante nga mjerimi,ku të shkoj mendonte
Askënd të zemrës nuk e kishte afër
Pashpirtësia e pasanikut donte punë
“T’i kam blerë rrobat e reja
Tri ushqime në ditë i ke
Mbyll gojën e puno i thoshte
Dita i dukej një vit e nata shekull
Mendimet e bluanin për një rrugë tjetër
Një mbrëmje iu afrua zotërisë duke u dridhur:
“M’i jep rrobat e mia të grisura,të vjetra
Ja të rejat ku i ke!”
Një rrugë e fat tjetër do kërkoj...
Boten e mori në sy,kudo punoi
Një jetë të re ndërtoi
Pas do kohe ktheu në vendlindje
Kërkoi pasanikun për ta “falënderuar”
Nuk jeton i thanë
Ka pësuar infarkt,ka vdekur
Askënd nuk ka lënë
Ndjesë pastë!
Dy fjalë desha për t’ia thënë,
Tha ish skamnori dhe iku....
Gjakovë,15tetor,2019
SI E HUMBA RRUGËN....
Nuk di se si më ngjau
Të humb rrugën vrap pas malli
Në një qytet 100 km larg
Atje ku isha shume herë më parë
Më lidhte nata në përqafime
Deri në vesën e bardhë....
Tani nuk di pse humba rrugën
Nuk njoha banesën e saj
Numrin e kisha harruar
Në fletët e kujtimeve ngatërruar
Tani,çdo gjë më përngjante në atë,
Ajo nuk ishte!.....
Sillesha vërdallë zjarrishtës rinore
Dridhesha i tëri nga malli, kisha flakë
Nuk pajtohesha me mosqenien e saj
Pa puthjen e lamtumirës nuk pranoj ndarje
Duke u sjellë rrugëve arriti muzgu
Në dritat e neonit shkëlqenin fytyra bukurie
Vinte drejt nga unë siluetë e saj
Sytë u çmenden,zemra po dridhej
Ajo,si dikur mu hodh në përqafime
Aritmia shpejtoi trokitjet provokuese
Një zë u dridh në gjoksin tim
“Unë nuk jam ajo,amanet e kam
Të përqafoj e të puthë fort
Ajo nuk ekziston!.....”
Sa idhshëm më doli gjumi
Në shtratin e gacave......
Kommentare