top of page

Rozeta Kreste: FAL

  • May 4
  • 1 min read

Rozeta Kreste: FAL

 

I fal, i fal te gjithë ata...

Që ne vend te bukës me serviren zhgenjimin!

I fal,i fal te gjithë ata...

Që i putha e me pështymë shpirtin!

I fal, i fal te gjithë ata...

Që më vodhën copëza nga jeta!

I fal,i fal te gjithë ata...

Që i besova,por e plagosur mbeta!

I fal i fal te gjithë ata...

Që më mohuan për më te voglat interesa!

I fal,i fal te gjithë ata...

Që më braktisën kur njësh me shpirtin i desha!

I fal,i fal te gjithë ata ...

Që më qëlluan mbas shpinë!

I fal e i gjykoj me DASHURINE

time!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page