top of page

RITA DOVE


RITA DOVE 28 gusht 1952 / USA

ARS POETICA

Në tridhjet mile për në të vetmin restorant të thjeshtë nuk kishte asgjë, një hapësirë e lodhëshme dhe e shurdhër e Wyoming-ut. Gjysma e rrugës e panjohur por e lodhëshme eseisti i rëndësishëm thirri Ndal! Edhe unë këtë desha; nisa të ec afro pesëmbëdhjetë metra në tokë përpara se errësira të binte ai nisi të vraponte, i qahej Krishtit – po këtu nuk paska gjë prej gjëje! Dikur kisha takuar një romancier në Australi që më thoshte se kurrë nuk kishte mësuar të gatuante sepse gatimi i rrëmbente energjinë krijuese. Ajo çfarë dëshironte më shumë ishte heshtja; i bënte letrat e shkruara pirg pastaj një ditë u hynte me spatë. Ajo çfarë dua në këtë poezi është ti bie shkurt, një qytet fantazmë në një hartë të madhe orjentuese. Ju mund të merrni lapsin tim si një fajkua: e të vini shënjën – x në vendin ku do të udhëtoni.

GJYQTARI I TETË

Shih për rreth: magjepse gjithçka. Pas jush, lotë dhe errësirë. Ec drejt shtegut pastro flakën. Shiko lart, ajri po këndon: Poshtë këmbëve të tua hija jote pret.

GJYQTARI I DYMBËDHJETË

përse janë trëndafilat çfarë është dielli kush është i pari kush është i fundit kush do të na dojë ne kush do të na shpëtojë ne

Shqipëroi: K. P. Traboini AMERICAN POETICA 2020


RITA DOVE 28 gusht 1952 / USA ARS POETICA

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page