RINIA E MBRETIT ZOG


GJOKË DABAJ

RINIA E MBRETIT ZOG, NGA AZIZ GJERGJI

-Miqvet të mi, adhurues të Mbretit Zog: Lexojeni këtë libër! Gj.D.-

Monografia historike “Rinia e Mbretit Zog” e historianit Aziz Gjergji, u botua në GEER, Tiranë 2020 dhe ka 466 faqe. Unë jam nga të parët që e kam marrë dhe lexuar këtë libër dhe, besoj, nga të parët që po shkruaj diçka për ‘të.

Me Aziz Gjergjin kemi qenë bashkëstudentë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë në vitet 1967-1971. Por kemi edhe një lidhje tjetër bashkë, sepse ai, kur unë isha emëruar mësues në rreth të Matit, ka pasur të jatin oficer në garnizonin e madh ushtarak të Burrelit dhe me vëllanë e tij kemi qenë kolegë për disa kohë në të njëjtën shkollë.

Veç këtyre, ne të dy kemi edhe një tjetër koincidencë, të cilën Azizi ndoshta nuk e di. Në vitet 1962-1967 unë isha i internuar në NBL-në e Tepelenës në Beçisht. Aty, bashkë me mua dhe me shumë punëtorë të tjerë të rrethit të Tepelenës, jetonte dhe punonte edhe një plak, Muho Gjergji nga Gusmari i Kurveleshit, sigurisht, kushëri i afërm apo i largët i Azizit. Punonim në një brigadë dhe shpeshherë bisedonim, sado që ai ishte shumë i heshtur. Kish qenë i burgosur, sepse, në vitet pas Luftës, kish pasë strehuar një diversant në stanin e vet. “Unë is