top of page

Rindërtohen objekte


Nga Petrit Malushi

Rindërtohen objekte kulti për besimtarët

Në botën shpirtërore të shqiptarëve përherë ka zënë vend edhe besimi tek Zoti. Manifestimi i kësaj dukurie është bërë nëpërmjet shprehjes së ndjenjave ndaj vetë të Madhërishmit apo të dërguarëve të tij. Besimtarët e të tre feve në vendin tonë janë të shumtë dhe të gjithë e duan dhe e respektojnë Zotin. Po të vëresh festimet e Festave fetare, atmosferat që krijohen, numërin e madh të besimtarëve të çdo besimi në institucionet dhe objektet e kulteve fetare, nuk vihet në dyshim çfarë u tha më lart. Manifestimi e ndjenjave besimtare individët e bëjnë në forma të ndryshme, duke praktikuar ritet, duke kontribuar me ndihma ndaj të varfërve, duke investuar në ndërtime e mirëmbajtje, duke dhuruar objekte e sende me vlerë etj. Ismail Bejkollari është një prej besimtarëve të shumtë myslimanë. Por ai dallon prej besimtarëve të zakonshëm sepse ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në rindërtimin e institucioneve të fesë ku ai beson. Edhe pse jeton familjarisht në Tiranë prej shumë vitesh, Ismaili para disa kohësh inicioi rindërtimin e njëObjekti të Shenjtë, Mekamin në Leskovec të Këlcyrës, në Përmet, në fshatin e origjinës së tij. Pikërisht në atë vend para vitit 1967 ngrihej Mekami i mëparshëm, i ndërtuar në vitin 1930, edhe ai i ngritur mbi themelet e një tjetër objekti fetar më të hershëm. Vështirësitë ishin jo të pakta, pasi objekti duhej ndërtuar rreth 7 km larg zonës së banuar dhe në një terren kodrinor të thyer, ku nuk kishte rrugë për mjete transporti. Vendosmëria dhe frymëzimi shpirtëror e nxitnin Ismailin që të realizonte premtimin që kishte bërë para Zotit. Me një kontribut të konsiderueshëm financiar arriti të sigurojë të gjithë lëndën ndërtimore si gurë për muret, dru për çati, dritare, dyer, pllaka mbulimi, pllaka shtrimi suvatime, përballoi transportin, çeljen e trasesë ku do të kalonin mjetet e transportit e gjithçka tjetër duhej. Me dëshirë kontribute modeste dhanë edhe Sadushe Bejkollari, Ermir, Fredi, Landi, Tonin e Agron Bejkollari. Në disa procese ndërtimi u angazhuan Lordian Orhani e Aurel Bejko. Me vendosmërinë e tij, ndihmesën e të gjithë këtyre, të bashkëshortes Merjeme dhe fëmijëve dhe mirëpritjen e familjes së Novruz e Lida Bejkollarit, nga fillimi e deri në fund të punimeve, Ismaili ia doli ta ringrejë këtë objekt kulti të rrënuar nga themelet. Kështu që prej vitit 2017 ky Mekam i rindërtuar dhe i kompletuar plotësisht, funksionon normalisht për kryerjen e të gjitha riteve, për gjithë banorët e zonës.“Tani që Mekami u ringrit dhe gjallëron pa reshtur nga hyrjet dhe daljet e besimtarëve të të gjitha moshave më duket vetja më i nderuar para Zotit”, -thotë Ismaili. “Veç kësaj,- vazhdon ai,- shpirtërat e prindërve të mi tani prehen më të qetë. Pas vitit 1967, kur “partizanët” antife prishën nga themelet Mekamin e parë, babai Shyqyri dhe nëna Merjeme nuk e bënin gjumin të qetë. Ata kishin qenë kujdestarë dhe mirëmbajtës të objektit të kultit. Pavarësisht situatës së krijuar që në ambientet publike nuk mund të manifestoheshin më ndjenja besimtare, brenda familjes sonë bëheshin të gjitha ritet dhe festohej çdo ditë e shënuar, sigurisht fshehtas. Pra ishte çiltërsia e tyre shpirtërore që na edukuan ne pasardhësit e tyre me ndjenjën e dashurisë së besimit tek Zoti. E ndieja si detyrim që kulturën fetare të trashëguar, si pjesë të kulturës sonë kombëtare, t’ua pëcjell brezave që na ndjekin”.

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page