top of page

REVISTA "ALBANIAN POST" TETOR 2020


REVISTA "ALBANIAN POST" TETOR 2020

Numri i ri i revistës “Albanian Post”

Doli nga printimi dhe është në duart e lexuesit revista e vetme shqiptare në print në Mbretëri të Bashkuar, “Albanian Post”. Në këtë numër të kësaj reviste paraprin editoriali i saj “Mesazhi pas një “enigme”.

Në këtë editorial midis të tjerave shkruhet: “Nga miti më i lartë, drita e gjatë dhe retushimi i ndjeshëm i një dore të padukshme, mbi një mahijë të mbushur me aromë, nën një réfryrje të shkurtër syri udhëton i qetë për në qytetin antik të Jetës. Qyteti i Jetës është një qytet me antikitet të madh në Botën e Madhe dhe të Vogël, që i përket vetë Udhës, ku Njeriu lind, ngrihet, shtrihet dhe … pyet për këtë emigmë: Ku është Shtegu?”

Faqja 1 krahas editorialit ka anoncimet e tre shkrimeve kryesore ku përqëndrimi është tek Rregullat e reja dhe që shkrimi i trajton më tej dhe më gjerë në faqen 22, më tej në tematikën Emigracion disa ligjësi të tjera të reja trajtohen në faqen 9, duke ia lënë anoncimit për biznesmenin e thjeshtë, Agron Elezi me një portret të merituar në faqen 3.

Në faqen 4 ndodhet shkrimi ““Hallaçi café” një mbiemër shqiptar në Leicester”. Faqja 6 dhe trajton shkrimin Modelja Isabella Khair Hadid u vesh nga stilistja shqiptare.” Në faqen numër 7 është një shkrim nën titullin Bandat e Londrës: Kur do të lëshohet sezoni II. Deklarata e re e ndryshimeve në Rregullat e Emigracionit trajtohet më gjerë në faqen 9. Një shkrim tipologjik nga shkrimtari Sejdi Berisha gjendet në faqen 10. Faqja 19 trajton sekretin e një kompanie mjaft të suksesshme.

Një vend të rrëndësishëm zë në këtë numër reklamimi i Avokatëve, që janë në rolin specialistit të azilit të trafikimit njerëzor, dhe Kompania "Rashid and Rashid Solicitors” ka vendin e saj të merituar. Vend të rrëndësihëm zënë shkrime të tilla si: Deklarata e re e ndryshimeve në Rregullat e Emigracionit; Ku qëndron sekreti i “Big Boss Services Ltd”; Më datën 3 Tetor fillon mësimi shqip online tek “Ardhmëria” e Lutfi Vatës etj.

Në faqet e tjera janë shkrimet që më tepër këto materiale mund ti lexoni edhe në formatin Pdf online tek vetë adresa: www.fjalaelire.com (numri i fundit).

Lexim të këndshëm!

Shënim: Revistën “Albanian Post” e gjeni në print në të gjitha pikat e shpërndarjes së saj në Londër e mëgjerë në UK dhe në Republikën e Irlandës, gjithashtu dhe me abonime.

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page