
Është 22 nëntor Shkronjat rebelohen sot Kanë të drejtë u jap hak Vite shumë nuk janë pak
Shoqëri bashkë me to Ndriço mendje, rrezato. "Ti që shkruan vargje Kujtohu, vrapin ndale.
Mos u mburr me poezi Datëlindjen urona ti Me gjak jemi pagëzuar Dëshmorët duhen nderuar"
Të artat shkronja, kurorë Fjala shqipe, gjuha jonë Me gjak është shënjtëruar Dje, sot, nesër rrënjuar
Gjuha shqipe të ndriçojë Kudo shqipet t'i bashkojë Nga një brez në tjetrin brez Anë e mbanë në planet.
Comments