top of page

Rebelimi i SHKRONJAVE


Idlije Xhemali

Rebelimi i SHKRONJAVE


Nga Idlije Xhemali


Më 22 Nëntor Shkronjat rebelohen sot Kanë të drejtë u jap hak Vite shumë, nuk jan' pak Shoqëri bashkë me to Ndriço mendje, rrezato "Ju që shkruani vargje Mburreni edhe me poezi Datëlindjen na uroni Dëshmorët i nderoni Ne lindëm nga gjaku I jetëve bërë fli Këputur vargonjtë Sjellë Dije dhe Liri. Në fushën e nderit Të rënëve u morën hak Beteja dhëmb për dhëmb Fitorja ujitur me gjak U bashkuan e bën dritë Trimi me mënçurin' Krijuan ALFABETIN Ndriçuan SHQIPTARINË Kush më shum' se Shqipja Ka të drejtë nderimi T'pellazgjishtes, t'ilirishtes Çelës zbërthimi e kuptimi " Gjuha shqipe të ndriçojë Nga një brez në tjetrin brez Kudo SHQIPET t'i bashkojë Në tonin PLANET

22 nëntor Poezi nga permbledhja me poezi " Petalet e shpirtit "


9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page