top of page

REAGIM NDAJ MOHIMEVE ...


REAGIM NDAJ MOHIMEVE TE IBRAHIM KELMENDIT DHE ALI AHMETIT

PER EKZISTENCEN E HIERARKINE USHTARAKE NË UÇK-SË


DILAVER GOXHAJ


Të gjithaë ata shqiptarë që e kanë mbështetur Ushtrinë Clirimtare të Kosovës gjatë Luftës për Clirimin e saj, 1997-1999, kanë mbetur të shokuar nga dëshmia e ish-Drejtorit të Dretorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i mbështetur nga dy anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), organizatores së asaj lufte, zotërinjtë Ibrahim Kelmendi (një nga themeluesit e LPK e UÇK) dhe Ali Ahmeti, udhëheqësi politik i Ushtrisë Clirimtare Kombëtare Shqiptare në Maqedoni, të cilët po bëjnë të pamundurën të bindin Gjykatën Speciale në Hagë për Kosovën se Ushtria Clirimtare e Kosovës ka qenë, ashtu sic thuhet edhe në akt-akuzën e asaj Prokurorie Specilae, “një ndërmarrje e përbashkët terroriste”, duke deklaruar: Ushtria Clirimtare e Kosovës nuk ka pas zinxhir komandues dhe SHtabi i saj nuk ka pas autoritet ndaj zonave operative dhe njësive vartëse të tyre”.

Qëllimi pse është hedhur në publik dhe pse i drejtohen asaj Prokurorie Speciale këta zotërinj, këtë e dinë ata më mirë se kushdo tjetër në trojet shqiptare. Një mohim të tillë për ekzistencën e hierarkisë komanduese të UÇK-së (zinxhirit komandues, sikundër këta zotërinj e emërtojnë), nuk kanë guxuar ta bëjnë këto 23 vjet as kundërshtarët politikë e ushtarakë me daljen në skenë të UÇK-së, madje as edhe ata që e kanë luftuar UCK-në dhe e luftojnë atë në media, edhe pse shpifin gjithcka, por ekzistencën e hierarkisë komanduese të UÇK nuk i ka lejuar ndërgjegjia që ta mohojnë. Gjë që do të thotë se ata janë shumë më atdhetarë se zotërinjtë Hashim Thaci, Ibrahim Kelmendi dhe Ali Ahmeti.

Që të mos e lodhim lexuesin (qoftë ai dashamir i UÇK-së apo kundërshtar i saj), do të mjaftohem në këtë rast të citoj një ish-oficer të Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK), ushtri e krijuar dhe e propaganduar si kundërshtare e UÇK-së. Ky officer i FARK-ut, i quajtur KEMAIL SHQIRI, është angazhuar në Luftën për Clirimin e Kosovës në periudhën 23 qershor 1998 deri në javën e parë të shtatorit 1998, së bashku me 23 kolegë të tjerë oficerë. Deri në datën 9 korrik 1998 z.Kemail Shaqiri ka qendruar në “komandën e përkohëshme” të FARK-ut në Prapacan të Deçanti dhe në datën 10 korrik 1998 shkon e paraqitet në Komandën e Zonës Operative të Drenicës, me komandant Sylejman Selimi. Dhe për këtë qëndrim të tij në luftën e Kosovës, vecanërisht në Zonën e Drenicës, po sjellim dëshmitë e tij për ekzistencën e hierarkisë ushtarake në atë Zonë Operative, duke filluar nga niveli i skuadrës e deri te komandanti i Zonës Operative. Madje, i bëjmë me dije lexuesit se ky oficer karjere, porsa mbrin në Shtabin e Zonës Operative të Drenicës, të nesërmen mblidhet ai shtab dhe e emërojnë Shef Shtabi të asaj zone operative. Të gjitha këto z.Kemail Shaqiri na i prezanton në librin e tij të titulluar “Ushtria Clirimtare e Kosovës. Lufta në Kosovë.Kronologji e ngjarjeve 1991-1999/206”, botuar në Prishtinë, në vitin 2019 nga shtëpia Botuese”Lena”.

Gjithcka që ai flet për hierarkinë ushtarake (zinxhirin komandues) të asaj zone operative, po e japim pa komente:

1. “Nuk e bëra të madhe lëvizjen time në komandën e përkohshme, ku ishim, për faktin se

ata e dinin edhe më herët se unë do të kaloj në Drenicë porsa të krijohen kushtet(f.60)

2. “Oficeri Naim Maloku, në Jasiq, m’u drejtua: Mirëse ke Ardhur Kemail! Drenica,Likoci, po

të pret. ..atje është formuar edhe një divizion ushtarak i përbërë nga vajzat shqiptare të vendosura në shkollën e Likocit…Naim Maloku ka merita të veçanta në vendosjen e rrjedhjave të UÇK-së”. (f.60-61)

3. “Kaluam drejt Lugut të Baranit-Kralan-Mirushë-Malishevë… Pas një pushimi në Malishevë, pos të tjerëve takova komandantin e Shtabit të Malishevës Hisni Kilaj”. (.61)

4. “Vazhduam drejt Likofcit, duke kaluar Negrofcin-Vuçakun-Tërdefcin-Abrinë e Poshtme deri në Likofc” (f.61)

5. “Në Likofc arritëm rreth orës 18.00. .. Në të njëjtën ditë, diku rreth orës 20.00, m’u afrua

një leje për lëvizje prej Shefit për Cështje të Moralit në Likofc, Shaban Shala, veprimtar i hershëm.” (f.63)

6. Në 14 korrik “u lajmërova në Shtab (pasi kishte shkuar pranë prindërve tre ditë, DG), që

atëherë quhej Nënzonë Operative e Drenicës, ku pas një kohë u bë Zona Operative e Drenicës. U takova me komandantin e Zonës, Sylejman Selimin”. (f.66)

7. “Pranova punën e shefit të Shtabit dhe për asnjë moment nuk më interesonte pozita ime në kierarkinë ushtarake, e cila ishte dytësore për mua”. (f.66)

8. Inspektova pozicionet e para në fshatin Morinë, ku drejtonte Iliaz Dërguti”. (f.66)

9. “Në takimin në Rezallë të re, Iliaz Dërguti deçiziv tha: Kemali na duhet dhe duhet të

angazhohet, sepse ne kemi nevojë të madhe për njerëz profesionistë. Të gjithë njerëzit u pajtuan ta filloj punën në Shtabin e Zonës”. (f.67-68)

10. “Unë vazhdova punën time duke inspektuar pa ndalur vijat e frontit për të ndryshuar atë që kërkohej”. (f.68)

11. “Gjatë punës kemi pasur raporte korrekte me të gjithë e në veçanti me komandantin e

Zonës z.Selimi. Komandanti ishte i pajisur me të gjitha virtytet e një atdhetari i guximshëm, I përkushtuar në maksimum dhe kishte fituar një përvojë lufte për atë kohë që kur kishte filluar lufta”. (f.68)

12. “Në Shtabin e Zonës Operative të Drenicës ishte edhe intelektuali, profesori Ymer

Halimi”. (f.69)

13. “Një tjetër takim me synim të trajnimit professional me të gjithë komandantët e reparteve të

Brigatës 112 “Arben Haliti” e realizova në komandën e Br.112, në shkollën e fshatit Vajnikë” (f.69)

14. “U konsultuam me komandantin Selimi dhe ai e njoftoi “Sandokanin” se po vjen Shefi i Shtabit

për një vizitë, dhe pas një kohe njëorëshe rrugëtimi arritëm në shkollën e Vajnikut, ku ishin tubuar për trajnim rreth 80 komandantë të të gjithë niveleve, NGA SKUADRA E DERI TE STAFI I BRIGADËS. Në shkollë ku ishte vendosur komanda e brigadës, për katër orë rresht kam mbajtur një ligjëratë trajnuese”. (f.69-70)

15. “Në vazhdën e aktiviteteve ishte edhe takimi me KOMANDANTËT E BRIGADAVE: komandanti i

Br.112 Abedin Rexha “Sandokani”, komandanti i Br.113 Mujë Krasniqi, komandanti i Br.114 Fehmi Lladrovci, komandanti i Br.111 Jahir Demaku dhe ai i Njësisë Speciale “Adem Jashari””. (f.70)

16. “Një angazhim të veçantë kemi zhvilluar në Br.113. Ishte Muja ai që për asnjë moment nuk ia

linte gjërat rastësisë si për angazhim, si për trajnimin e reparteve të Brigadës, por edhe për aktivitetet e tjera luftarake si dhe luftime që zhvilloheshin në atë kohë”. F.71)

17. “Nuk pata telashe me përzjerje kompetencash. Ishin vendosur rregulat ushtarake se kush e

kujt duhej t’i jepej llogari dhe kush kujt mund t’i urdhërojë”. (f.71)

18. “Kam bindjen se pos hartimit të strukturës dhe disa dokumentave të përpiluara, në kuadër të

vet sistemit që ishte ndërtuar, çdo gjë ka rrjedhur siç duhet. Puna e bërë u vërejt shumë shpejt në terren”. (f. 71-72)

19. “Nje rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e Shtabit të ZOD ka luajtur edhe Sektori I Logjistikës së Zonës Operative të Drenicës”. (f.72)

20. “Sektori i Armatimit i drejtuar nga Musli Tafil Asllanaj ka dhënë një kontribut, i cili nuk mund të

matet me asgjë, sepse ishte mu ky sektor që e ka ngritur gatishmërinë luftarake përmes riparimit të defekteve të të gjitha llojeve të armatimit deri në mitralozin kunërajror 14.5 mm” (f.72-73)

PËRFUNDIM: Mendoj se këto 20 fakte, të nxjerra vetëm në 10 faqe të atij libri, dëshmojnë katërcipërisht ekzistencën perfekte të hierarkisë komanduese (zinxhirin komandues) në Zonën Operative të Drenicës, (ngjashën edhe në çdo zonë tjetër operative), bindin edhe njeriun më skeptik, apo edhe kundërshtarin më të egër të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për të vërtetuar mashtrimin që kanë bërë Hashim Thaçi i mbështetur publikisht nga Ali Ahmeti dhe Ibrahim Kelmendi se gjoja në UÇK nuk ka ekzistuar “zhinxhiri komandues”. Turpin e paçin për vete!

Tiranë, 6 janar 2021

5 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page