top of page

"Qyteti im i hekurt"


Eqerem Canaj

Poezi Mengjes i vrejtur, si streh kapeleje, lyrosur, pa koken e njeriut brenda, streha permbi boshin:

Pushtuar qytetin, kjo zymti e rerte.

E rerta shkretire nen syte e mi, nen pendulet e gishterinjve, ne qenesine shkretane time...

Qyteti im i gjalle, gumzhinte si mizat: njerezit ku jane, valle ku jane... kjo shurdheri keshtu?

Neper rruge e cak ufot, ufot me uniformen blu...

Ne qytet, papritur, e nemura murtaje vallezon permbi varre, si fluturat dikur ne prill a ne maj.

Kaskat blu... ne sherr me reren, detin, pastaj, pastaj... me njerezit e pa faj:

Kaskat blu, kaskat blu!

Ulerijne ufot me kaskat ne fytyre: asnjeri ne rruge, Bota s'pranon ngjyre as fjale, ze, kenge...

Mengjes i vrejtur, si strehe kapeleje, lerosur, pa koken e njeriut brenda, streha permbi boshin e qytetit tim, tretur:

Qytetit tim te hekurt!

26 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page