top of page

Qytetar i botës jam


Viron Kona


Jua kushtoj këtë poezi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që sot janë në vijën e parë të zjarrit kundër “Covid-19” në Shqipër, Itali, Angli, Gjermani, Spanjë, Amerikë dhe në mbarë botën.












Shqiptar i lashtë,brez pas brezi jam,

por sot jam edhe anglez dhe italian,

francez, kanadez, polak e gjerman,

sot qytetar i gjithë botës jam.

Spanjoll, rus, grek, çek, amerikan,

austriak, hungarez, turk, zviceran,

kinez, japonez, rumun, egjiptian,

qytetar i lirë i gjithë botës jam.

Aziatik, skandinav e australian,

afrikan, indian, belg e brazilian,

sot banorë i çdo kontinenti jam,

popujt e botës në zemër i kam.

“Covid-19” sot kam kundërshtar,

ndaj në front jam në vijën e parë,

unë qytetari nënshtetas shqiptar,

luftoj për jetën e botës mbarë.

100 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page