Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur sot zyrtarisht detyrën
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 19
- 2 min read

Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur sot zyrtarisht detyrën
Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Pas betimit të kabinetit qeveritar në Presidencë, para Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj, u betuan duke vendosur duart mbi Kushtetutë. Me dorën mbi Kushtetutë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar u betuan në Presidencë. I pari është betuar Kryemistri Rama dhe menjëherë pas kësaj ceremonie, u bajt dhe një koktej në nder të kësaj dite, një pritje e shkurtër simbolike duke trokitur gotat. Duke nisur nga ky moment, qeveria „Rama 4“ nis zyrtarisht detyrën. Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:

1. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
2. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
3. Elisa Spiropali, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
4. Petrit Malaj, Ministër i Financave
5. Blendi Gonxhja, Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
6. Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
7. Mirela Kumbaro, Ministër i Arsimit
8. Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë
9. Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomise dhe Inovacionin
10. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
11. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
12. Andis Salla, Ministër i Bujqësisë
13. Majlinda Dhuka, Ministër i Shtetit dhe Kryenegociatore me BE
14. Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
15. Toni Gogu, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat e rinj vijojnë traditën, dolën nga godina e Presidencës në këmbë, ashtu siç ndodh përherë, ecin në këmbë drejt Kryeministrisë.

Më pas Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, bashkë me vartësit e tij iu drejtua godinës së Kryeministrisë, ku u mbajt edhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave.
Comments