top of page

Qeshni per inat te Kovid 19


Qeshni per inat te Kovid 19


PROPOZIM.,IRRITIM DHE...


Shumë vite më parë në Shkodër bëhej Konferenca e parë Kombëtare per mbaredhtimim e gjedhit. I deleguar nga Komiteti Qendror i Partisë së Punës ishte Kryeministri Mehmet Shehu. Raporti i ministrit të bujqesise ishte i shkurtër. Për këtë arësye u bë propozimi që para se të bëhej pushim të vazhdonin diskutimet nga pjesëmarrësit. Po kalonte koha dhe nuk po ngrihej njeri. Hija e Kryeministrit I bënte diskutantet të ndrojtur. Le të fillonte i pari pa, më vonë , me të parë me të bërë . Po humbiste durimi. Gishtat e dorës së Kryeministrit po trokisnin mbi tavolinë në snje nervozizmi..Kur, ja më në fund, ngrihet nga salla një burrë babaxhan që koha i kishte hedhur mbi floke ngjyrën e argjëndtë

-Epo shyqyr-tha Mehmet Shehu-më në fund ia theve këmbët shejtanit .

Babaxhani po ecte drejt foltores afër tavolinës mbuluar me beze të kuqe ku ndodheshin ata që drejtonin punimet e Konferencës. Ngjiti tre kater shkallë dhe iu drejtua mikrofonit. Nxori me qetë si syzet nga xhepi i xhaketës. U fryu xhameve me avullin e frymës, i vendosi mbi hundë . Birinxhi. Zgjati dorën dhe piu nje gllenjke ujë te gota aty afer mikrofonit. U kënaq. Fshiu buzët me kurrrizin e pellembes së dorës.. Veprimet e babaxhanit i ngjanin një filmi me xhirim të ngadaltë gjë që krijoi momente tensioni përzierë me ndjenjë humori te pjesmarrësit. Mehmet

Shkruan: Fiqri Shahinllari

Shehu kthehu kokën nga babaxhani dhe po e shikonte siper xhameve te syzeve.Outsmarted mezi mbanin nën buzë gazin gati në shpërthim. Prisnin diskutimin e atij që kërkoi fjalën. Dhe ja ai ishte gati. Trokiti mbi mikrofon me gisht, tak,tak tak. Mikrofoni ishte në rregull. Dhe babaxhani i sigurtë filloi: Të nderuar pjesmarrës në këtë konferencë ,i nderuar shoku Mehmet. Ju propozuat qe te fillonin diskutimet meqënëse raporti ishte i shkurtër. Mirë po me sa shikoj nuk po ngrihet njëri të diskutojë . Atëhere unë propozoj që të bëjmë pushim pastaj shohim e bejmë .. Kaq u desh. Salla mbeti pezull gati në shpërthim të qeshure. Po kujt ia mbante? Atje ishte Mehmeti i cili nga ana e tij tha:" More birbo, po nuk të mjaftonte karrigja që kishe ne mes të kësaj salle që të bëje këtë propozim? Ç'tu desh mikrofoni që e provove në se punonte apo jo, fshive edhe syzet, pive edhe ujë dhe ja na bën këtë propozim..Tha këto dhe vetë vuri buzën në gaz. Kaq u desh. Salla shpërtheu në gaz të papërmbajtëshëm…Në pushim pjesëmarrësit pane se babaxhani pinte kafe me kryeministrin e udheheqes te tjere.U mesua se te dy ata njiheshin qe mga koha e luftes.Ndryshe kush mund te guxonte te propozonte ne ate menyre ne prani te Kryeministrit hijerende?(vijon)


28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page