DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
SOT…
Sot,
Putha çupkën më të bukur të botës!
(Duheshim gjithë jetën)…
Kur u ndamë të pikëlluar
Me dhimbje,
Ktheva kokën mbrapa:
As Mirazh, as Hije!
Ishte një Gënjeshtër.
-Po i bie pulsi, ulëriti doktoresha,
Isha duke vdekur… 6 – 5 – 2022, Athinë
QESH E VUAJ
Pse ma bëre shpirtin
Kaq rrëmujë
Dhe më flake, s’di se ku më flake
Dridhem përpëlitem
Qesh e vuaj
Mes dy varresh ku digjem mes flakëve.
Le të digjem
Le të bëhem hi,
E vetmja vdekje ku shkoj duke qeshur
Zor të gjesh në botë
Varre të tillë
Si dy gjinjtë e tu gonxhe paçelur.
Shume faleminderit, miqve te mi te nderuar shkrimetare, Z. Gjergji dhe z. Athanasii. Eshte mre
kulli qe marrim fryme ne kete bote. Faleminderit per vleresimin e dy poezive te mia.
-I nderuar z.Athanasi: Esenca e poezise SOT, nuk eshte e qeshura,, por tragjikja kur
njeriu largohet nga drita ne erresire. ne fund e kuptojme fundin, thelbin e jetes, ashtu sic
eshte ne te vertete.
Faleminderit per mirekuptimin. Me shume dashuri dhe respekt, Myslim Maska, Athine.
S.Athanasi
Lexova me vëmëndje tetë vargjet e para të lirikës "Sot". Por, kur mbërrijta te vargu i nëntë, shpërtheva në të qeshura. Ulërima e doktoreshës, më sqaroi se pacienti poet kishte Halucinacione. Të shkuara ! Dhe s'u çudita që poeti s'e ka aspak frikë vdekjen. Madje, parapëlqen dy varre si dy gjinjtë . . ., gonxhe paçelur. O Zot! Deri ku synon fantazia e autorit. Prandaj pohon se. . . Qesh dhe vuan. / Urime dhe të qeshura me sa më pak vuajtje !
S.Athanasi./ Athinë.
Dy lirika dashurie të goditura me përfytyrim baladesk e metafizik në stilin krijues
myslimian. Në to e pamundura bëhet e mundur: Heroi "pallon" edhe kur tensionin e ka për tokë, shkon tek vdekja duke qeshur e kënduar dhe madje preferon dy"varre".Aferim i qoftë!
Shumë urime poetit Myslim Maska! Përqafime, K.Gjergji.