top of page

PËRSE U MËRZIT GJYSHJA?


Ildije Xhemali

PËRSE U MËRZIT GJYSHJA?

Këtë verë si çdo herë Në vendlindje si përherë Erdhi Drini me pushime Ghysh'rit pritur me ledhatime

Ardhur Xhoni nga Anglia Edhe Kristi nga Greqia Fluturuar Xhina nga Italia Fole gëzimi gjithë shtëpia

Përkëdhel, ledhato gjyshja Eh ç' na plasi xhelozia "Gjyshja do më shumë Drinin Me ne e humb durimin

Me atë flet gjërë e gjatë Ne na ul bamje, sallatē Kur kërkojm' sanduiç, S' na dëgjon, s'na flet hiç"

Mamatë seç ranë në hall Tek gjyshja a n' fëmi vallë Ta kërkojnë këtë të keqe?! Jooo, s'u shkoi mendja për vete.

Vranë mendjen, pleqëruan E nga gjyshja u drejtuan "Gjyshe, faji ësht' vetëm yni Vrap mbas lekut, shok verbimi

Na u bë e lam mbas dore Me fëmijtë të flasim shqip Gjithë dita në punë na ik Zgjidhja gjendet, mos u mërzit."

Qeshi gjyshja, si ndrit Hëna Qumësht GJIRI e SHQIP, nëna Na i dhuron me bujari Gjysh e nip plot lumturi.

MOS M'I GJYKONI VARGJET

Poezitë e mia ngjajnë me palcën e drurit Poezitë e mia i ngjajnë dhe gris' së gurit

Poezitë e mia ngjajnë edhe me gjethen Humbur të gjelbrën, por jo jetën.

Poezitë e mia këndojnë për dashuritë Thjesht ,njerëzisht, por gjithë dritë

Në poezitë e mia turfullojnë edhe stuhitë Kur njeriu poshtërohet, vriten liritë

Poezive të mia mund t'u mungojnë ngjyrat Por mos u mundoni t' u numuroni fytyrat.

Se kanë të vetmen një dhe jo të dytë Si trupi me një zemër, paçka se ka dy sytë.

Poezi nê përmbledhjen e 5-të

"BLERIMI i AKULLIT"

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page