Përparim Hysi: "Xixa" qershori
- Jun 8
- 2 min read

Përparim Hysi: "Xixa" qershori
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Ç'është ky fustan?
Ç'është ky fustan kaq i hapur,
Ku gjiri duket "lisho"?
Sado plak,mbeta gojëhapur,
Se nuk mundem që të mbajë"iso" !!!
Ti gojën e shpie vesh më vesh
Mu në sy ma ngul vështrimin
Dhe më duket sikur më"përqesh"
Pse e mundon,Përparimin?
Pusullën gati e humbas
SE gjiri sikur ma bën me sy
Fustanhapur gati sa nuk po plas
Kam një neps që vet e di.
Kush ka"faj",hajde dhe ma gjej
Malli nuk njeh fare arsye
Fustanhapurën e mbërthej,
E ku pyes unë për"ligje"?!!!
2 E fus veten në"gajlera"
E fus veten në "gajlera" dhe tani, në pleqëri
Ja ku erdhi symëshqerra,edhe mua ma bën me sy.
Mua tak ma bën me sy (ajo,haptas kërkon "sherr")
Të më plasin që të dy, le të vete në"esfel".
Se m'i ngul sytë si shtizë dhe aspak nuk m'i shqitë
Në kërthizë të pleqërisë, gati më luajtën "burgjitë".
E ç'më polii groshi mua, desha, s' desha hyj në"valle"
Symëshqerra "qesh" me mua, sikur s'di ta kërcej atë"valle".
3.Sytë e mi
Sytë e mi rrëshqasin në të çarën e fustanit
Aty ku"fshihen" dy gjinj të rrumbulltë
Gati t'ia jap shpirtin shejtanit
Aq jam i"trumbullt".
Pastaj pashë buzët të kuqe si vishnje të pjekura
Dhe trupin e drejtë,bërë si me porosi.
Të gjitha,ç'shoh, më çuan në"kohë të vjetra"
EH! Ende shtiien çikë,këta sytë e mi.
4. Lirikë baritore
Në çaire, shumë kohë tutje, tek sodisja barin e njomë
Kur ende isha me"huqe" ( s'i kam lënë në moshë të vonë)
Erdh një vashë,mirëse erdhi,por më duket do "kullotë"
Ende qeshë pushtuar nga nepsi( për "kësi punësh" unë jam zot!)
"Aventurën" s'e kërkova,po më erdhi pa pandyer
Vashën unë e përqafova,se më qe mjaltë e sheqer.
Dhe aty,tek çahiri, mu mbi barin e njomë
Pesë para vajti sehiri,jo tani, në moshë të vonë.
5. Ti je e bukur
Ti je aq e bukur,( si lumturia e një tjetri) ?!!!
Këto që them,nuk i ke ndierë kund.
Pse, a nuk mësojmë nga të vjetrit?
Si ti nuk ka një të bukur,askund.
Ke një trup të drejtë,si kavak
NJë vetull të hollë si fiskajë
Kur qesh,je si zambak
Që ka çelur i plotë,në maj,
Sytë i ke të mëdhenj si filxhan
Qepallat të gjata me bisht
Mëdysh ndahet imi xhan
Që t'i puth ata dashurisht,
E brishtë si një shelg vajtues,
Por mbushur plot limfë e jetë
Ndaj nuk i them vetes dot"sus",
Të dua dhe tani në"moshë të tretë".
Tiranë,8 qershor 2026








Comments