top of page

 Përparim Hysi: "Ujë që nxjerrë nga pusi  i vet"

8 hours ago
4 min read

"Ujë që nxjerrë nga pusi  i vet", shkrimtari PIRO  MILLONA MINELLA

                     


Libri "Mes portreteve të nderuar elbasanas dhe miku i tyre i  përhershëm", i PIRO MILLONA MINELLA

   (ese)

Nga   Përparim   Hysi

   Siç e shihni,fjalët janë futur në thonjëza,se metafora nuk është imja. Kjo është një thënie apo si një devizë për gjithë krijuesit. Është thënie nga shkrimtari i madh ÇEK,MILAN KUDERA. Ky ka thënë:" Çdo krjues nxjerë ujë nga pusi i vet".

Kështu ndodh dhe me PIRON që,porsa më daroviti,jo me një,por me dy libra njëherësh. "Njeriu që shkroi jetën,pa harruar të jetojlë" dhe librin,për të cilën edhe do flas,pasi e lexova.

 Për ta shterur dhe më tej,këtë thënien e KUDERËS,dua t'ju them që në fillim,që jo vetëm e "piva" këtë ujë,por jo vetëm më shijoj, por  ka një efekt të çuditshëm:  ti pi një gotë e tak kërkon të dytën,të tretën e me radhë,

     *

Pyetjes"Përse ndodh kështu?",ia gjeta përgjigjen përmjet Nobelistes,ANNIE  ERNAUKS që thotë:" Të jetosh diçka,çfarëdo qoftë ajo, të jepë të drejtën për ta shkruar atë". Kështu që,"pusI" i PIRO MINELLËS jo vetëm nuk shterë, por "nxjerrë" e ""nxjerë ujë". PIRO MILLONA MINELLA ka një kujtesë perfekte dhe saj kësaj kujtese,ai të sjellë një mori ngjarjesh e mbresash që,sado kanë ndodhur me vite larg, të bëhen sikur ndodhin aty para sysh dhe mbushesh me emocione pozitive (gjithmonë evokon të mirën),se mbresat nuk janë thjesht fjalë,por marrin një  vlerë të epërme,përmjet njerëzve që janë edhe sot gjallë,ose kanë ndërruar jetë,duke lënë pas gjurmë që duhen ndjekur.

HORACI ka thënë: "Njeriu rron me kujtimet e tij deri në vdekje". Kujtesa e PIROS ( unë e quaj PIRO KUJTESA) është e tiilë që e "lubrifikon" në kohë këtë kujtesë. Për PIRO MILLONA MINELLËN dhe kujtesën e tij  është një përjashtim që i rri si"kostum " pas trupit,kjo  thënie: "Njeriu  shënon kujtimet e tij në "fletët e thella të kujtesës", në zgavrat e tij të pallogaritshmer dhe të rregullta. Ua beson  pasardhësve siç bëjnë indianët me librat"Veda" dhe hebrenjët me shkrimin e shenjtë".  Këtë "lloj kostumi që mund ta veshë vetëm PIRO MILLONA MINELLA e ka"prerë" PIERGIORGA   STRATA.

Pse po ndaloj tek ky libër? Po ndaloj tek ky libër, se" portretet morale e fizike" që,me të drejtë autori,i quan "Njerëz të ndeuar",janë nga Elbasani.ose kanë punuar e jetuar në  ELBSAN.  Po nga ELBASANI,pakëz jam dhe unë. Kam ngrënë bukën  e ëmbël të ELBASANIT nga viti 1955 der inë vitin 1959. Populli thotë:"Nëse në një vend pi dyzet sapllake ujë,je vendali" . Pra,jam apo jo nga ELBASANI? Është si është ai "pusi metafaorik" i PIROS;as që i ngjam"Pusit që lahet vet" që ndodhet vetëm në ELBASAN.

Tej shpotive: PIRO MILLONA MINELLA ka  "truallin" e vet në ELBASAN dhe përmjet kolegëve,me të cilët ka punuar, si financier, na sjell një galeri me NJERËZ  të NDERUAR dhe ti,si lexues, sado që nuk i njeh, për çudi, ndihesh shumë mirë dhe ndjen një relaksim në shpirt. Kjo është merita e shkrmtarit,se qoftë dhe për një çast të shkurtër,emocionet që fiton,zgjasin.

Është e pamundur për çdo lexues, kushdo qoftë ai, që arrijë e të lakojë Iks personazh nga libri i PIROS. Janë aq të shumtë dhe,sado që nuk janë të gjithë nga ELBASANI, autori i skalit me të mirat e të metat" (këto të fundit,veç vogëlina që ta çojnë buzën vesh më vesh) dhe t'i bën të pranishëm sikur dhe ti i njeh).  Janë detaje që e zbukurojnë ballin e këtyre NJERËZVE të NDERUAR.

Në këtë galeri NJERËZISH të NDERUAR. ka njeëz të porfesioneve të ndryshëm.intelektualë, mekanikë, punëtorë apo njerëz të kulturës ,të artit,të sportit e deri të diplomacisë. PIRO MILLONA MIELLLA nuk ka qenë veç një financier apo aud finance,por edhe njeri me shumë shoqëri. Një nderim i veçantë për të që ia zbukuron ballin si njeri,dhe e bën më të shijshëm atë"ujin nxjerrë nga pusi i vet",se autor i nuk harron askënd që ka njohur nga ata që janë ndarë nga jeta. Duke shkruar për ta,ai me penë sikur i ringjallë një për një dhe bëhet i tillë,si pjesë e famijes të secilit prej tyre.

Qëndroj tek secili prej tyre dhe më duket që me këtë gamë shkrimesh për të ndjerët,sikur ka bekimin e JEZUSIT.

Në Bibël thuhet: "JEZUSI nuk të vlerëson se sa psallme di nga BIBLA, por sa i do dhe sa i vleëson njerëzit."

Duke e njohur mirë biografinë krijuese të PIRO MILLONA MINELLA,kam arritur në ca përfundime,që dua t'i bëjë të njohur  për lexuest:

PIRO MILLONA MINELLA vazhdimish, që kur ka dalë në pension,vetëm shkruan libra. I shkruan dhe u boton  me shpenzimet e tij. I vetmi burim të ardhurash është pensioni i tij dhe bashkëshortes. Jo vetëm kaq: i dhuron duke u rritur shpirtërisht dhe duke mbetur xhepgrisur.

Një cilësi tjeër: kurrë, në asnjë në gati 17 librat e tij, nuk lakon qoftë dhe një ligësi të iks apo ypsilon personazhi. Ai evokon të mirën dhe bëhet shembull si shkrimtar.

Ai,me librat e tij, bëhet i pranishëm në shumë shtëpi,se heronjtë e tij,nuk vijnë nga jshtëplaneti,por bashkëudhëtarë në jetë e në kohë. Prania e tij në shumë familje sa vjen  e rritet dhe një ditë do thonë:-Ky është PIRUA që e kemi në shtëpi. Ky është shpërblimi më i madh për të.

Dhe tani po e mbyll me një thënie të AUSTENT,nxënësit të SOKRATIT,që thotë: " E vetmja gjë që nuk na i rrëmben askush, është kënaqësia që ndiejmë për të mirat  që u bëjmë njerëzve".

Vetëm suksese PIRO  MILLONA MINELLA!

Tiranë,  13 shtator 2026

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page