top of page

Përparim Hysi: Tri poezi lirike

  • 3 hours ago
  • 2 min read

 

Nga  Përparim  Hysi

 

1.Nëpër xhepat e kujtesës

Nëpër xhepat e kujtesës,zura e rëmova thelllë

Dhe nga mjegulla e harresës,seç të nxora Emanuelë!

Vjen portreti yt më  shfaqet dhe më bëhet krejt i plotë

Pa zë mbresa që s'më ndahet,sikur kjo po ndodh sot?!!!

 

Vërtet mbresa nuk ndodh sot,por në një kohë që iku,shkoi

Por ja që mbresohem plot,se s'jam i ri që të duroj.

Zë përsiatem veç me vete,kujtoj çastet që më ikën

Edhe gati jam me"ethe", ca nga vapa,ca se "thinjem".

 

2. Vapë

Është vapë dhe gjej një hije,se në hije dua të çlodhem

Vjen dikush që më bën"hije" dhe vërtet që shqetësohem.

Ndaj dhe zgjatem që të shoh,kush po vjen tek"hija"ime

Pupu dhe obobo(gati shkoqem si thërrime).

 

Është një vashë symëshqerrë që po vjen  drejt e në"hije"

Unë bëhem lylyverë se më është tamam si xhinde

Është"xhinde" të xhindosë, buzën çon vesh më vesh

I xhindosur dhe nervoz, kam frikë unë mos më përqesh?

 

Erdhi"xhindja" e xhindosur dhe më hidhet në kokë"fap"

Përparim kusurpasosur,dil "lufto" në këtë vapë.

Me të rrokem,me të mundem(kam dy duarë për një kokë)

Në fitova? Kot të mburrem: që të dy rrimë shtrirë për tokë.

 

3.Dale "mulibardhë"  !

Dale,"mulibardhë",dale! Mos më ik me vrap!

A e sheh rrënjëdale,që tani që jam plak?

Më dole në rrugë dhe, sa më hodhe sytë,

Mbeta si me"gugë"(m'u mbytën gjemitë).

 

Lëshove një qeshje, e le si jehonë

Mos   vallë më përqeshe për moshën e vonë?

Ç'pate mulibardhë që më re më qafë?

Sado jam flokëbradhë,"bukën s'e ha thatë".

 

Këmbët i shpejtove si të ndiqte kush

Mua keqas më"shpove",më vure mbi prush.

Qeshë mirë e bukur,mu në punë time

Po më bëre turbull(ç'të them,mikja ime).

 

Hajde,mulibardhë,se jam duke pritur

Se jam i moshur,s'duron një kokëthinjur

Kur në rrugë dhe ballë.andej nga ti sytë

Të pres,mulibardhë, më lojtën burgjitë.

 

                       Tiranë,3 korrik 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page