top of page

Përparim   Hysi: STRAHILI  dhe  SHERINA

ree

               (tregim)


Nga Përparim   Hysi


  Strahil,- thiri një zonjë. Dhe unë,sa dëgjova këtë emër, ia ngula sytë atij,Strahilit,që e thërriste kjo zonjë.Qe një djalë aty nga 5-6 vjeç dhe vetëm që nuk e njihja atë zonjë,se kisha për ta pyetur:-Zonjë,ç'ju lidh ju me këtë emër  që i kini vënë djalit? Nuk arrita t'ia bëja pyetjen asaj zonje dhe,natyrshëm lind pyetja e lexuesëve:- Po ty,ç'të lidh me këtë emër?

                                                                     *

As ky që do hasni në këtë tregim,nuk është Strahili dhe as kjo nuk është Sherina. Strahil dhe Sherinë janë veç paranome. Paranome të mbetura nga një film bullgar,mesvite '50-të të shekullit të kaluar që qarkullonte ato kohë në kinematë tona. Siç e kujtoj, ka qenë viti  1958 dhe si subjekt qe një baladë dashurie. La gjurmë në ato kohë dhe secili nga meshkujt hiqej si Strahil dhe secila nga femrat si Sherinë. Tek e dëgjova atë zonjën,m'upërafrua  GAVRIL DARA(iRI)

që i drejtohet MARËS:

   "Mori bijë,bijë e LALËS

  ...................................

    Pse më çon në mot'n e shkuar?"

Tani  ç'më lidh mua me Strahilin dhe  SHerinën?  I kam njohur që të dy,ndaj them se këto paranome i morën në një mbrëmje dëfrimi. I morën dhe u mbeti. U mbeti para të gjithëve atyre që  qenë në atë mbrëmje. Organizatori i asaj mbrëmjeje isha unë. Isha unë,jo se isha më i zoti dhe isha i prerë për këto punë, por vetëm unë mund të gjeja orkestrën për mbrëmjet e dëfrimit. Sado që konvikti qe i madh me mbi 300-konviktorë,akoma (të paktën deri në vitin 1959,kur unë mora maturën) nuk kishte një  orkestër. Dhe qeshë i vetmi që e gjeja orkestrën. Drejt e në repartin ushtarak të Krastës ( i mbaj mend dhe numrin 3202),ku kisha një mik që qe shofer. Qe miku im,BESIM PEZA nga Peqini, që i printe orkestrës së repartit dhe drejt e në mbrëmjen tonë. Në mbrëmje qemë vetëm maturantë të klasës sonë(vetëm konviktorë) dhe kishim ftuar vajza konviktore të vitit të dytë,se,kur qemë në vitin e tretë,erdhën dhe vajza në vitin e parë. Qemë konvikt maskilist dhe,kur erdhën vajzat dhe nuk qenë pak,mori një pamje tjetër konvikti.Sado në një ndërtesë dhe,pothuaj ngjitur me dhomat e gocave,kurrë nuk ndodhi ndonjë gjë diskrete. Kishte një displinë të fortë dhe nuk është për të qeshur, por ndodhte si në atë këngën e MUJËS dhe HALILIT që thotë:"Gjithë çikat e Jutbinës/janë bash motrat e mia". As më pak dhe as më shumë:ato qenë motrat tona.

                                                           *

Erdhi orkestra  (fare gratis) dhe filloi vallëzimi. Natyrisht,donim ta zgjatnim sa më shumë dhe,pas vallëzimit të lirë, filluan ato"kadrilet" si në atë kohë. Mbi tavolinë hidheshin një tufë emrash,veç për meshkujt dhe veç për femrat; secili emër(zakonisht emra artistësh,si:Aljosha- Zina;Hamleti-Ofelia;  Strahiili-Sherina   dhe mos zgjatem. Këto çifte do dilin në"kadril" dhe për lojën e tyre komandoheshin nga një lider që jepte komandat,si: dy hapa prapa apo para dhe krijohej një ilaritet që ta çonte buzën vesh më  vesh. Për t'u çlodhur,recitohej apo dhe këndohej nga ndonjë solist i përbrendshëm.Miku im,BESIM PEZA, veç orkestrës kish sjell dhe një këngëtar shkodran që kish një zë prej kantllene. Quhej NEIM KRAJA. Këndoj atë këngën aq të pëlqyer të

asaj kohe "O Saraqino"! Tek e dëgjoje,të dukej se në mbrëmjen tonë po këndonte i madhi dhe i ëmbli,RUDOLF STAMOLLA!

Strahili me Sherinën pas "tollovisë" me kadrilin,mezalla se u ndanë njëri nga tjetri. Qenë nga një anë dhe unë që shpotitë i kisha në majë të gjuhës,u them:-Shiko se "gjaku nuk bëhet ujë". E merrnin me të qeshur,por... ja seç ndodhi më pas. Mbasdite nga ora 16.oo e deri në ora20.oo ne bënim studim të detyruar në sallën e madhe të studimit.  Salla qe në katin e tretë dhe një gocë,mori lejë nga kujdestari kushedi për ç'hall e zbriti në katin e parë. Sa ka zbritur, është sulmuar nga tri-katër cuba(ardhur nga qyteti).Goca lëshoi kujën dhe ne,të gjithë,pothuaj fluturuam për në katin e parë dhe filloi përleshja. Qenë të hurit e litarit dhe në këtë zallamahi e bëri ferk Strahili. Aty,pranë ndërtesës,qenë stivuar drutë e kuzhinës dhe Strahili rrëmbeu një kopaçe dhe ua kopanisi mirë kurrizin "cubave". Kapobanda ia futi thonjtë në grykë Strahilit,por Sokrat Samarxhiu ia futi të dy duarët në gojë"kapos" dhe mend ia shqeu gojën. Cubave u dhamë një mësim të mirë. Ca kohë më vonë,po këta cuba,dolën në gjyq dhe u dënuan me  burg. Të tërë konviktorët qenë pak si të shokuar nga kjo"përleshje që ndodhi dhe secili lakonte STRAHILIN se,me të vërtetë e bëri ferk.

                                                                                     *

 Në dhomat e gocave nuk mbaronin "batutat" dhe ajo që"lakohej" qe SHERINA.Sado fajtore e pafaj, ajo mend mblidhej grusht nga ai"shok psikologjik" që ndodhi me të. Përbrenda si balsam mbi shqetësimin ajo vinte e mrin e STRAHILIT. Mezi ia pohonte vetes:-Më shpëtoi nderin,por edhe jetën. Se ç'pret nga një grup horrash. Tek përmendte emrin e STRAHILIT,ndiente një zjarr që e digjte përbrenda. Zemra i dridhej dhe e gati t'ia niste vrapin,për t'u sosur tek ai. Të sosesh dhe t'i shprehte mirënjohjen. Pastaj kthiellesh dhe thoshte:- Po ku mjaftojnë fjalët? Dua t'i jepem  e tëra atij. Të shkoqem në çika-çika.Dhe unë,e marra,që në mbrëmje në një ato"kadrilet" bëja sikur nuk kuptoja ato shenjat e tij.

   Të nesërmen,tek u panë, buzëqeshja e tij sikur vërshoi si dallgë mbi fytyrën e saj .  Nuk  pati guxim ta shikonte në sy,ama e mendoi që sytë e tij po lëshonin shkëndija. Sa i mirë që është! Si ai,Strahili i filmit!

Iu  afrua më afër dhe gjunjët sikur iu prenë e po i dridheshin, Një flakë sikur po i digjte qafën.Pupu! Më duket se po zgjat buzët mbi gojën time!

Ai i tha:- Dua të të them një gjë! Më ke turbulluar.Të ndjej në çdo çast dhe sikur jetoj me ngrohtësinë tënde. Ajo po mblidhej grusht. Ai sikur kish kexuar mbi shpirtin e saj. Pas kësaj ligjërate që,sikur zgjati një shekull, Ai u afrua dhe më shumë. O ZOT,- tha ajo,-pse nuk e zgjat atë dorë  e të më përfshish të tërën?

Zemra e saj po dridhej si zokth,pulsi u çorodit dhe,sakaq,buzët e tij mbi buzët e saj.Mrekullia ndodhi.

Tani SHERINA sikur qe në planet tjetër dhe tha:- O ZOT,i thuaj ta bëjë prapë! Do vdes dhe do shkoj e ngopur nga kjo botë. Kur u ndanë,ajo i tha:- Po e marr me vete aromën tënde mahkullore.


* Besim Peza,miku im nga PEQINI ka qenë shofer deri sa doli në pension.Kaunuar në repartet USHTARAKE dhe ka qenë shofer i ish-presidentit  Alfred Moisiu. Ka ndërruar jetë dhe e kjutoj me mall.

** Me mall kujtoj dhe shokun tim ,SOKRAT SAMARXHIU që ka ndërruar jetë.

                                                    Tiranë,8 shtator 2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page