Përparim Hysi: Shtëpi, e ëmbla Shtëpi!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 5 hours ago
- 2 min read

Shtëpi, e ëmbla Shtëpi!
"O shtëpi! O Shtëpi!"
Të kem një varr si ti"
Popullore
(poemth)
Nga Përparim Hysi
Shtëpi! O e ëmbla shtëpi! A nuk thashë që do kthehem një ditë?
Së shpejti,do jem aty; hap derën e dil e më prit.
Në ika dikur e të"braktisa",s'e bëra atë për vakancë
Vërtet rrugë të gjatë nisa,por malli nuk m'u nda,m'u vu pas.
2
Nuk doja të ikja,ti vet e pe: a nuk qeshë unë hundë e buzë?
Si një qiell ngarkuar me re(gojëmbyllur,si i mbytur në pus)
Dhe ZOTI ma lexoi dëshirën(rrebeshe e stuhi dërgoi)
E bëri të qajë natyrën dhe mua as që më flitej me gojë.
3
A kini parë një të vdekur të gjallë(i vdekuri qeshë unë atë ditë)
E kujtoj atë ditë dhe ma "shpallë"(atë ditë më qenë mbytur gjemitë)
Sosa në AMERIKË dhe u çudita(nëntori këtu qenka behar)
Gjiri i PERËNDISË është FLORIDA,por unë me mendje në MBROSTAR:::) *
4
Dëgjoja që këndonte bilbili,pas pak xërr-xërr një gjinkallë
OH,por këtu nuk njihet dimri,ndaj ky vend është si përrallë.
Njerëzit dalin me të shkurtëra (me të shkurtëra shtyj karrocën e mbesës)
Po pse me"gropa" është rruga, apo s'shoh mirë prej debulesës?
5
Është malli. Malli nuk më lë:si shpata e DEMOKLEUT mbi kokë
NJë lemëz griq-griq më zë...një lemëz që s'më ndahet:më kot!
Më shpie djali të shohë çudira: në ORLANDO a në BUSH-GARDEN
Ku ka ferra për "iriqa"?Nuk ka dhe nga mendja-ujem!!!
6
Ujem se mendja arratiset;tutje-tutje dhe çan oqeanin
Dhe mu në SHQIPËRI bitiset,se atje dua të jap xhanin.
Erdha këtu për pak (për pak,se sa të rritim mbesën)
Por mbetëm goxha gjatë,por hiç nuk e humb shpresën.
7.
E freskët është shpresa e mallit; e gjallë,e prekshme çdo ditë
Në rritet vëllimi i oqeanit,ndodhë se e mbushin të ikurit me mërzitë.
Mërzia asnjëherë nuk m'u hoq,sado që AMERIKA është e bekuar prej ZOTIT
Shpirti im mbi prush u poq, u poq dhe u dogj prej lotit.
8
Se hyra si doku në ujë dhe koka m'u mbulua me thinja
Çdo ditë nga mendja rrëmujë(me mendje jam nga SHQIPËRIA)
Kam shtëpinë atje në një pallat(në fshatin MBROSTAR-URA në FIER)
E kujtoj dhe zë"hedh shtat"(mjerë,kush përpara më del?!!!)
9
Atje marr fuqi si ANTEU sa prek me këmbë SHQIPËRINË time
Dhe djalli të dalë nga dheu,unë e bëj copë e thërrime
Pa lëre kur mbrrij në FIER (më ikën mërzia tak-fap)
FIERI është mjaltë e sheqer dhe ëmbëlson shpirtin tim farmak.
10
NË MBROSTAR-Ura ngjitem mbi kodër(kodër plot ullinj e vila) *
Pa zë e bërtas si i vogël:-Ku dallon ky fshat nga ZVICRRA?
Tani po:-Jam i plotë.Tani asnjë gjë nuk më mungon.
Çdo ditë me miq e shokë (Mërgimtar,ku je?A më dëgjon?)
11
Nuk ka si vendi yt;aty ku të ka rënë koka
Mëgimtar nga mërgimi ik(SHQIPËRIA shtë më e bukur nga gjithë bota).
* jam larguar nga Shqipëria më 9 nëntor 2000 dhe jam kthyer më në 4 shkurt 2012.
MBROSTAR_URA-fshati ku kamjetuar 50-vjet tri-katër km larg FIERIT.
4 shkurt 2012
Tiranë,17 maj 2025
Comments