top of page

Përparim Hysi: Për SHËN VALENTIN

  • 16 hours ago
  • 1 min read

Ah,kjo "DITA e DASHURISË"!

      Për SHËN VALENTIN

               (poezi)

 

Nga Përparim   Hysi

 

Ah,kjo "DITË e DASHURISË"! Të vë flatra,të vë krahë!

Zë përcille pleqërisë( si të rinjtë,të bësh sevda)

Kur shoh çiftet që po puthen,se festojnë SHËN VALENTININ

Unë,si plak,gati "sëmurem"(e zë "gripi"  Përparimin?!!!)

 

Ç'është kështu,i madhi ZOT?Ku u gjend kjo çiltërsi?

Vallë,a duroj dot?Sos jam gur,po jam, njeri.

Ja,tek vjen,një symëshqerre,që kërkon të gjejë"çair"

Mendja ime kapëcyer,dua të"ha" qelepir.

 

Ka një sy të madh filxhan,një qepallë të gjatë me bisht

Zë e ndizet imixhan dhe dua të"digjem dashurisht"

Buza e saj,e tëra lëng dhe nxjerrë gjuhën e lëpin

Mua koka ma bën "tëng",se dhe mendja u bë"tym"

 

Kuluvar i rri gjiri,tjetra e ka nxjerrë çipllak

Mua për gjirin me del syri,edhe mbeta me gojëhaptë.

Po afrohet,po afrohet (më duket më kërkon në "mejdan"?!!!)

Sa po vjen e po"zmadhohet",gati të bëhem "kurban".

 

Shih si është? Është si një lulemali e të mbushë me aromë

Tash tek unë,u kthye"djalli"(ku di ç'bën një "demon")

Kështu ndodh me pak fjalë, lulemalin e mbërthej

Epo unë,tani jam"djall"(edhe "qejfin" ia dëftej)

 

* e kam shkruar më 11 shkurt 2011.

                                                       Tiranë,12 shkurt 2026

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page