Përparim Hysi: Psenë nuk e ka gjetur STERJO SPASSE dhe jo ta gjej unë?!!!

Kujtimit të shkrmtarit të madh,STERJO SPASSE
(ese)
Nga Përparim Hysi
Është muaj shtator. Më 12 shtator 1989,në moshën 75- vjeçare,është ndarë nga jeta një shkrimtar i madh i LETRAVE SHQIP,STERJO SPASSE. Këtë batutën që lexoni më sipër,e dëgjova shumë vite më parë nga një kooperativist që,tek bënte debate me biigadierin e tij,pyetjes:"PSE?",iu përgjigj flakë për flakë:-Psenë nuk e ka gjetur STRJO SPASSE dhe jo ta gjej unë!!! Brigadieri,u tregua i mundur dhe unë,si dëshmitar i këtij debati kaq shpotitës,por dhe emocional.u mbusha me emosione gëzimi.. Isha i sigurt që as ai kooperativisti dhe as brigadieri,jo vetëm nuk e kishin lexuar romanin "PSE?",por as që e dinin se kush qe ky STERJO SPASSE. Por opinioni është më i madh se sa qyteti.Bredh gojë pas goje dhe bëhet sundues. Mendoni veç për pak:ka ndodhur rreth viteve '60-të të shekullit të kaluar dhe që të dy debatuesit(ata i njihja mirë:ishin me shkollë fillore),por jo vetm kaq:edhe unë që po shkruaj,në ato vite,nuk e kisha lexuar"PSE?" që qe si"mollë e ndalueme" në kohën e diktaturës së proletariatit". E sa për STERJO SPAASEN,jo vetëm e njihja,por dhe e doja.Ndaj më erdhi mirë që ai kooperativisti i thjeshtë e vuri poshtë brigadierin që i hëngri shpirin me"pse". Çelësi i fitores qe STERJO SPASSE.
*
Unë e kam njohur STERJO SPASSEN qysh mesviteve '50-të të shekullit të kaluar,kur qeshë nxënës në shkollën Pedagogjike"Luigj Gurakuqi" në Elbasan. Profesori im i letërsisë,i ndjeri AZMI STRINGA,drejtonte dhe bibliotekën e shkollës. Profesori më fuste atje dhe,së pari,lexova Revistën"Normalisti" ku gjeta shkrime nga ish-nxënësi,STERJO SPASSE. Më ngjitën shkrimet e tij dhe,mbaj mend, që në Elbasan, tek bukinisti "Mendel" alias Dajë SULË KURANi gjeta "Afërditën" atë roamnin që STERJO SPASSE e kish shkruar pas romanit "PSE". Atëherë,sado që nuk lija libër pa lexuar, i merrja gjithë gërat si të vërteta dhe tek lexoja"Afërditën" më dukej se kjo qe mësuesja ime e fillores në PETOVË të FIERIT, e mira FATMIROSHE GURGAJ që qe jo vetëm e mirë,por dhe shumë e bukur. Dhe thosha:- Kot ia ndërron emrin,kjo është dhe pikë,--Po ku e njohu,vallë? Pastaj,kthiellesha dhe thosha:-Po dhe unë,bëj pyetje idiote,po"Psenë" nuk e ka gjetur STERJO SPASSE dhe jo ta gjej unë. Më tej, Xha Koroveshi,një nga personzhet.Aha,këtu nuk e ha sapunin për djatthë. Shkruan ti se Xha Korveshi është nga Gorica apo nga fshatrat e PRSPËS? Jo i nderuar e ke marrë nga PETOVA e FIERIT (unë jam vet nga PETOVA). Këtu ka pesë familje me mbiemrin Koroveshi dhe me siguri ti ke zgjedhur,xha LILI KOROVESHIN,se ky është më i gjatë!!! Nëse e ke fjalën për atë Rako Ferrën, efhe ky është nga Fieii,se aty ka disa familje me mbiemrin Ferra.
Por le t'i lëmë aluzionet dhe hamendësimet naive të miat,pyetja është e thjeshtë:-Pse ndodhte kështu me librat e STERJOS? Ndodhte kështu se qenë shkruar përmjet shpirtit të shkrimtarit,
E ka thënë me kohë HANS HOFMAN:" Një vepër arti është një botë me vete që pasqyron shpirin dhe emocionet e botës të autorit". Ka dhe më: kur e pyetëm FLAUBERTIN për romanin"Madam BOVARI", mësje kush është kjo"zonja BovariI?". Dhe ai:-Po unë jam,kush mund të jetë tjetër? Sa lexova këtë,thashë:"Aha,AFËRDITA qenka ky,kush mund të jeë tjetër? Ndaj dhe ju kthye dhe,pas çlirimit,shkroi" Afërdita përsëri në fshat". Shkroi,po vallë a pushoi ai së shkruari? Në biografinë e tij letrare,ka katër libra me tregime; ka 10 romane; ka tekste të gjuhës Shipe për shkollat 8-vjeçare,tekst të stilistikës për shkollat e mesme; ka artikuj pedagogjikë; ka përkthime dhe me një emër përgjithësues
STERJO SPASSE ka qenë një" makineri e vërtertë shkrimi".. Nuk flas vetëm për sasinë e shkrimeve,por,veçanërisht,për cilësinë. E pamundur që,pasi e lexon, të mos e duah atë. Unë jam një nga të shumtit që e dua.
*
Shpesh herë,tek mendoj për STERJO SPASSEN,nuk u shpëtoj disa hamendësive që nuk duhet të jenë vetëm të mijat. Në moshën 21 vjeç,kur ishte mësues në zonën e DROPULLIT( më duket në Derviçan),shkruan romanin "PSE?".
Qe një risii letrare,një si "trokitje në portë",për romanin filozofik dhe si shteg për romanin modern. Bëri atë një diturak ka thënë:-Mos shko atje ku është shtegu, po hap shteg dhe lërë gjurmë." E hapi shtegun dhe la gjurmë,por kishin ndërruar kohët dhe në SHQIPËRi kish vetëm një filozofi:made in bolshevizëm dhe romani shprehte"rrezik".
Sidoqoftë,STERJO SPASSE nuk i ndali shkrimet dhe,pothuaj,i arriti të tëra. Me tituj, ndere,medalje. Me çmim të REPUBLIKËS;Nderi i qarkut të KORÇËS; Nderi i komunës së PUSTECIT (ku përfshihet dhe Gollomboçi i tij )dhe mbi të gjitha ai qe NJERIU i dashur që i donte njerëzit. Nëse duhet ta veçoj paksa,STERJO SPASSEN,siç mendoj unë, mban veshur kostumin e një NJERIU mbushur me virtyte. E ka thënë me kohë KONFUCI: "Njeriu superior mendon për virtytin,njeriu i zakonshëm për rehatin.". Po të merrja hua një thënie të humoristit të madh Amerikan,MARK TWEN.ai qe aq i mirë si njeri,sa mirësinë e tij e "shikonin" dhe të verbërit dhe e "dëgjonin" dhe shurdhët. Mos kujtoni se po zmadhoj diçka për të. Para se ta mbyll,dua t'ju them që shtëpia e tij në PRESPË, me fond të UNESKOS.është kthyer në muze,ku ruhen veç veprave,shumë relikte që janë dëshmi të një NJERIU që ka lënë pas vlera. Ai është sjell me njerëzit, si një ZOT i mirë dhe i dashur. Më duket se BALZAKU kur i tha këto fjalë,ka njohur një të gjashëm me njerëzit. Fjalët e BALZAKUT janë këto:- Është sjel si ZOT me njerëzit.
*
Sado nuk më lejon shëndeti, do ta quaja të mangët këtë ese timen, po mos shtoj një ndodhi që ka vlerën e një vërtetimi noterik,pa"vulë" të thatë.
Shtëpia ku ka jetuar STERJO SPASSE në Tiranë, ka qenë si një hotel "me pesë yje". Kjo shtëpi qe strehë për krejt PRSPARËT që vinin në Tiranë për hallet e tyre. Ku do gjenin më babaxhan se bashkëfshatari i tyre i dëgjuar që i priste me krahët hapur bashkë me të shoqen STEROVICËN. I biri i tij,ILINDENI,më tregonte duke qeshur:" Buçiste shtëpia sikur çdo ditë bëhej dasëm. Ndodhte si me atë përrallën:"hanin të gjitë e tepronte gjysma"! Tej shakave,vetëm rroga e STERJOS,se STEROVICA nuk punoi asnjë ditë. Mos përmend këtu,kolegë të STERJOS,si NONDA BULKA;MAHIR DOMI,FATMIR GJATA;r,ZISA CIKULI dhe lista e gjatë. Edhe ISMAIL KADARE se kish shok kur studuuan në Leningrad. Për kontrbutin e madh tl STERJS SPAASES,tek kjo shtëpi u vendos një pllakë përkujtmore,me okelion:"Kjo shtëpi është e STERJO SPASES". Ra plani dhe u vendos që do ndërtohej pallat. U prish dhe familja u vendos në pallatin që u ngrit. Pas dy vjetësh, u kujtuan për atë"Pllaknpërkujtimore".Pyesnin të njohurit për rrreth dhe të gjithë ngrini supet. Rreth e përqark,ka një seri dyqanesh dhe, tek psonisnin,njerëzit shprehnin shqetësimet e tyre. Shprehin keqardhje. Aty,nëpër këmbët e tyre,vete e vjen me cigare në gojë një bohem. Aty ka qenë ai kur rronte ai burri zotëri, me emrin STERJO SPASSE. Aty paskësh qenë kur u prish shtëpia dhe pllaka mbeti përdhe. E rrëmbeu,sikur qe thesar dhe e çoi në shtëpi. E mbuloi me një copë rrobë dhe nuk ia besonte njeriu.
Dhe kur i tha mendja, e mori me gjithë rrobë dhe u tha:"Merreni,ua solla! Ishte gjynah të shkelej me këmbë." SE ai ZOTNIA na donte të gjithëve! Bohemët njerëzit që vdesin me zemrën e qashtër të një fëmije. Kjo është nota më e lartë që merr NJERIU-STERJO SPASSE!
Ai është i paharruar dhe rron përmjet veprave të tij.
Tiranë, 18 shtator 2026








Comments