Përparim Hysi: Poezi "në ruajtje"?!!!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 20
- 3 min read

Poezi "në ruajtje"?!!!
Nga Përparim Hysi
Këto 7-poezi që po dërgoj,nuk janë të miat.Kam vite që i ruaj,por,ngaqë kanë kaluar gati 7-vjet,them që është gjynah që mos njihen nga lexuesit. Në çmimin tim,janë poezi që vlejnë për mesazhet që sjellin. Autorja e poezive,LIRI PETRO SOTA nga FIERI,për fat të mirë rron,por e kemi humbur njëri-tjetrin. M'i dha për t'i parë dhe më nuk u pamë. LIRI PETRO SOTA ka qenë mësuese letërsie në shkollën e mesme"PETRO SOTA" në FIER. PETRO SOTA është dëshmor dhe e bija dha letërsi mu tek shkolla që mban emrin e babait të saj. LIRIA rron në Tiranë dhe,paradoksalisht,sado dhe unë rroj në TIRANË,nuk jemi parë prej kohësh.Është sinjifikative ajo poezia e KADARES që thotë:"Jetojmë të dy në një qytet/por rallë shihemi/Sa rrallë". E sa për vlerën e poezive,po e lë në shijen tuaj.
1. SANDRIT *
Kujtimit të timshoqi,të vetmit
Dyzet vjet me ty,nuk janë dhe pak
Që mos të tronditem,kur shkruaj këtë varg
Sot është SHËN VALENTIN,kam ardhur tek varri
Loti prapë i nxehtë më bie nga malli.
Mbi pllakën e varrit,tulipan të kuq e të zi
Ke parë,që,së pari,ndieva xhelozi
SE unë tani jam ti dhe ti gjithmonë unë
Nga malli e dhimbja më zuri me shkumë.
O burri im! O shpirti im,i vetëm
Sa dhimbje ndiej për ty! Si ta shtyj jetën?
Je gjysma ime dhe më s'jam e plotë
Vallë,tani që flas,ma ndien dhimbjen dot?!!!
* ALEKSANDËR BACKA mësues letërsie,bashkëshorti i LIRI SOTËS,është ndarë nga jeta
2.USTA NIAZI
Të shoh tek gatuan llaçin me mistri
Ndërsa unë në ballkon shkruaj poezi.
Llap-fshap bën mistria,tek gatuan llaçin
Unë,ndërkaq,mundohem të ndreqë vargun.
Ndërsa punon,ti ndien kënaqësi
Dhe e tregon tek thuaj një melodi
Ndërsa shkruaj, të ndjek me sy
Fare pakuptuar,hyre në poezi.
3. I vetmuari
Kur je vetëm,as zjarri nuk të ngrohë
Fatin e të vetmit askush nuk e do
I vetëm,i plotë nuk ndjehet as gëzimi
Si mal mbi supe,të vetmit i rri hidhërimi.
I vetëm dhe me dritë,mezi shikon
Si natë kthehet çdo ditë,nëse i vetëm jeton.
Për vete,kurrë nuk dua të jetoj vetëm
Është i mjerë dhe fatkeq,kush vetëm e shkon jetën.
Jeta jetohet,me miq e shokë
Se i vetëm,po jetove,dukesh si ulok.
4. Në avion
I kam hipur avionit,po shkoj në AMERIKË
Sado nuk jam bestyte,por kam dhe pakëz frikë
SE ndodhin,siç dihet edhe aksidente
Në ndodhtë kështu me mua(epo s'jam e vetme)
Por,në fund të fundit,po lë një amanet:
-Larg burrit tim,mua dheu nuk më tret.
Një foton time aty,jashtë qivurit
Kurse shpirti im,aty:pranë shpirtit të burrit.
5.BLEDIT
Herë i"pasur",por bujar
Herë i varfër,por shpirtqëruar.
Herë punëtor dhe herë"dembel"
Herë"sherrëxhi" dhe herë rebel
Por i nrohtë siç është dhe dielli
Kush,veç teje,more BLEDI?
Zemërgjerë si oqean
Sa dashuri në zemër mban.
Ndaj e shkruaj këtë poezi
Për ty,BLEDI,"arapçi".
6.MIGENËS
Ti hyre në shtëpinë tonë
Kur pemët mbetën pa fletë
Erdhe si gëzim e jehonë
Që kumboi dhe shtëpinë tonë e mbushe me jetë.
Ishe dhe je e bukur plot sharm e nur
Buzëqeshja s'të ndahet nga buza,kurrë
Çdo rrobë që vesh si e prerë pas trupit
Dhe kurrë nuk t'u nda një ndroje si prej turpit.
Ke një shpirt të bardhë qelibar
Si ç'është i kthiellët një qiell pa re
Dhe u bëre për familjen tonë vlerë e shtuar
Ndaj ne të duam dhe kemi përse?
7. INESIT
Nuk e di a arrij dot të shkruaj për ty mirë
Moj INES,mos vallë qumësht zanash ke pirë?
Shkruaj kështu dhe vargu nuk më duket i mjaftë
Se vallë a arri të tregoj buzëqeshjen tënde të mjaltë?
Kur i bie violës,ti kthehesh në sirenë
Stuhi duartrokitjesh sa del në skenë.
Pastaj viola përhap fllad mibushur melodi
Në notat e muzikës shndrrohesh në"magji"
Skena e gjithë llamburit plot dritë
Kush të pa ty në koncert dhe nuk u mahnit?
P.S. Duke dërguar këto poezi,shpresoj që LIRI SOTA mos i lër poezitë të ndryme në sirtar dhe kushdo që ka njohje me të, t'ia bëj të njohur botimin e tyre. Numri im i celularit është :0675416985 dhe e-maili.papihysi@gmail.com
Tiranë,20 tetor 2025









Comments