top of page

Përparim   Hysi: Më verboi bukuria


Më verboi bukuria

   (cikël me poezi lirike)

 


 

1. Sytë e tu

 

Sytë e tu rrezatojnë një dritë

Një dritë që  është e ngrohtë

Ndiej një ngrohtësi në shpirt

Dhe duket si tjetër kjo botë.

 

Buzët të trasha e tërë lëng

Syri i gjatë e me bisht

Koka sa nuk më bën "tëng"

Se diçka jetoj  shpirtërisht.

 

Për mua ti ke shumë"resurse"

Çdo gjë e shoh me syrin tim

Je tunuduese,moj mike,shumë tunduese!

Je si ilaç për shpirtin tim.

 

2.Më verboi bukuria

 

Më verboi bukuria

Ke shumë nur e sharm

Doil mendja nga"burgjia"

Edhe jam si në"alarm".

 

Ke një vështrim të kadifenjtë

Gjëkundi të tillë nuk kam parë

Dhe,edhe po të isha shenjt,

Për ty do kthehesha:djall!!!

 

Djall u ktheva dhe pusullën humba

Humba veç prej atij shikimi

Ja "firma" dhe bashkë me të dhe "vula"

Në"alarm" është Përparimi!!!

 

3. Je si një gur i limuar

 

Je si një gur i limuar dhe plot shkëlqim

Sa të pashë dhe shtrëngova dhëmbët

Sikur nga lart poshtë të gjithë i shikon me"përçmim",

Ndaj dhe vendosa:-Do të t'i rrëzojë "pëndët".

 

More një pozë si pak tunduese

Ndërsa sytë i pulite djallëzisht

I njoh prej kohësh ato "resurse"

Se di të lexoj"horoskopin e dashurisë".

 

Të pashë tek qëndroje, e veçuar

"Mospërfilëse" tek vëzhgon në "pritje"

Edhe unë tinëzisht të jam afruar

Mandej ,t'i rrëzova"pëndët" që kishe.

 

4.Sot do të pimë

 

Le të pimë dhe godat t'i kthejmë plot

Me raki a verë(si ta pëlqeni?!)

Se unë jam bërë ujem sot

Dhe nuk mbahem nga shendi.

 

E kam shtruar tryezën plot e përplot

Dhe ju lutem:- Hiç mos më kurseni!

Ah, sikur ta dini se ç'gëzim kam sot!

Kund më të gëzuar nuk mund të gjeni.

 

E di që do pyesni:-Përse ky gëzim?

(Epo kushdo është kureshtar)

Asgjë nuk u fsheh miku PËRPARIM:

-Takova,pas kaq vjetësh,dashurinë e parë!

 

U takuam të dy dhe të dy jemi thinjur

U puthëm me mall si vjete e vjete më parë

Këto puthje reciproke treguan se nuk ishim nginjur

Sa mall që kishim! Eh,se sa mall!...

 

5.Një fjalë që vjen larg

 

Një fjalë që vjen nga larg,

Ka një forcë,vërtet,magjike

Si balsam që shëron plagë

Se vjen nga ti,moj mike!

 

E pres këtë fjalë me mall

Nuk ka kam se si ta fsheh gëzimin

A e di,moj dashuri e parë!

Se ma ke dyfishuar gëzimin.

 

I hipi barkës së kujtimeve

Dhe vozit në detin e kohës

Ligështohem prej mbresave e përmallimeve

Dhe regëtij prej"ohës".

 

                                Tiranë,21 prill  2024

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page