top of page

Përparim Hysi: Lirikat e  Majit



   ( cikël  me poezi)

 

Nga Përparim   Hysi

 

1. Ç'është ky fustan?

 

Ç'është ky fustan kaq i hapur

Ku dhe gjiri duket"lisho"?

Unë,pothuajse, mbeta gojëhapur

I moshuar dhe nuk mbaj dot"iso"!!!

 

Gojën e shpie vesh më vesh

Mu në sy ma ngul shikimim

Më  bëhet sikur po më"përqesh"

Dhe nuk e duroj fare "provokimin"

 

Se aq pusullën e humbas

Kur gjiri çipllak ma bën me sy

Fustanhapur m'u qas,

Se kam një neps që vet e di.

 

Kush ka faj,hajd ma gjej

Nepsi nuk pyet për arsye

Me dy duarët e mbërthej

E ku pyes unë për"ligje"?

 

2. E fut veten në"gajlera"

 

E fut veten në "gajlera" dhe tani,në pleqëri.

Ja ku erdhi"symëshqerra",edhe tak ma bën me sy,

Tak me sy e tak me vetull,nuk ma ndan ajo"ngacmimin"

Pyet në gjallë a jam i vdekur (në kandar vë Përparimin)

 

Dhe m'i ngul si shtizë sytë. dhe aspak nuk ka "mëshirë"

Tash mua më lojtën "burgjitë",dua të"ha" qelepir.

E ç'më polli groshi mua (desha,s'desha,hyj në"valle"

Të më marri dreqi mua( në më mbytët,"punë e madhe"!!!)

 

3.Lirikë baritore

Në çaire,tash  në maj, po sodis barin e njomë

Mos më thoni që kam"faj",sado jam në moshë të vonë.

Befas seç më erdh një mike ( në çaire do "kullotë")

Mirëse erdhe, o moj shpirte(jam në hall,a ia dal dot?)

 

Aventurën s'e kërkova.por kjo erdh pa pandyer

Drejt në sy e shikova dhe u bëra"lylyver"

Dhe aty,tek çairi, mu atje mbi bar të njomë

Pesë para vajti "sehiri"...dhashë"koncert" në moshë të vonë.

 

4. Ah,ajo udhëz!

Ah,ajo udhëz që dredhon,që dredhon e shkon në pyll

Ajo udhëz më kujton, një takim dhe një"idil"

Një "idil"në muajin maj( më vjen mbresa mbushur mall)

Se nuk e harroj kollaj,sado tash unë jam kokëbardhë.

 

5.Letër për një mike

Zgjuar je,moj "Jargavane"?Zgjuar jam dhe unë.

Veç për ty,o mikexhane,po më zë me shkumë.

Mendja doli nga burgjia,mori arratinë

E  harboi dashuria,për ty,shpirti im.

 

Malli zë dhe më bren,siç ha mola trarin

E ç'të them,moj mademë,s'e mbaj dot mallin.

Jam si qingji i NAIMIT, s'ka pengesë të më ndalë

Besoj mike,Përparimit! Eh,sa mall që ka! Eh,sa mall!

Tiranë,24 maj 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page