top of page

Përparim Hysi: Jeta 

ree

(poezi)

 

Nga  Përparim   Hysi

 

Jeta? Sikur në duar mbaj "një minë me sahat"

Dhe nuk e di kur"kjo minë" do shpërthejë?

Nuk jam as kamikaz dhe as xhelat

Por u plaka dhe nuk di sa do"shtyj" më tej?

                2.

Se pak nuk jam,por mbi tetë dekada

Që "kalin e jetës" kam shaluar

Kam patur ditë të zeza e të bardha

Dhe kam kohë që jetoj në një"zonë të minuar".

                3.

Më duket vetja si një elëefant në një pallat me qelqe

Dhe ruhem,sado pak,që "këto qelqe" mos i thyej

Jeta? Po sa e mirë që është  "kjo  dreqe"!!!

Jetë! Sa të dua dhe me ty veten"qiqër" e ndiej!

                4.

Mirëpo ja që "ÇEÇUA" ka biçak

Masën sa do rrosh, e merr kush tjetër.

Kushdo thotë me vete:-Sikur të rroj dhe pak!!!

Sado,sado që të jetë i vjetër.

               5.

Të tjera që thuhen për jetën,janë veçse profka

Të jetosh?Po ku ka vallë më bukur?

Sado që gjatë jetës,edhe u lëndova

Jetë të dua! Tek flas e shkruaj , jam i kthiellët dhe jo turbull.

 

                          Tiranë,6 nëntor   2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page