Përparim Hysi: Dashuria dimrin e kthen në behar
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 19, 2025
- 2 min read

Cikli i 4-vargëshave të Përparim Hysit shquhet për spontanitet, humor erotik dhe një lirizëm të drejtpërdrejtë popullor. Poeti luan me kontraste (dimër–behar, prush–hi, moshë–dëshirë), duke e kthyer dashurinë në forcë jetike që sfidon kohën, normat dhe vetë plakjen. Gjuha bisedore, metaforat e guximshme dhe ironia e lehtë i japin poezive ritëm dhe afërsi me lexuesin, ndonëse herë-herë kufiri mes finesës poetike dhe shakasë provokuese bëhet i brishtë. Në tërësi, cikli përcjell një vitalitet të sinqertë dhe një filozofi jetësore ku dashuria mbetet antidoti më i fortë ndaj “vdekjes së gjatë”. (F. Terziu)
Përparim Hysi: Dashuria dimrin e kthen në behar
(cikël me poezi 4-vargjesh)
Nga Përparim Hysi
1. Dashuria dimrin e kthen në behar
Ah,sa e bekuar qe ajo ditë dimri
Kur bashkë shkëmbyem puthjen e parë!
Si ta gjej prapë atë"llojdimri"
Kur dimrin na e ktheu në behar?
2.Tutje-t'hu
Tutje-t'hu.sikur ke punë
Po me sy pse sheh nga unë?
Tutje-t'hu,po dëng me sy
Sa s'po plasin sytë e mi.
3.Mos m'u afro!
Mos m'u afro kaq afër,se më zë "korenti"
Bëjmë"lidhje të shkurtër,"biem në mass"
Nëmë një të puthur,se nuk bëhet kiameti
Se ndryshe,moj mike, do plas.
4. Mosha e tretë
Dhe tani,në moshë të tretë
Ti seç ruan një zjarr të fshehtë
Zjarr të fshehtë,shihet në sy
Djeg më shumë prushi nën hi.
5. Bie shi
Bie shi përjashta dhe mbeta brenda
Mezalla se dilet jashtë
Por ja te kalon ballëergjenda
Dhe shiu "pushoi" në çast.
6. Të tëra
Të tëra i pashë dhe fare nuk u "nginja"
Më zuri "etja",më dhe gjinë ta "pija"
Më hipi fuqia dhe u bëra "dragua"
Pas"pirjes",dua "ngrënie"(e kam pa shaka)
7. Çfarë kërkoj?
Në prehërin tënd vura kokën(eh,ç'jastëk! Ç'jastëk!)
Poshtë prehërit ndjeva të"ngrohtën dhe kërkoj "jarallëk"
Se zuri më erdh "oreksi",sikur një dreq erdh e më trazoi
Aq shumë më pushtoi nepsi,po poshtë prehërit,çfarë kërkoj?!!!
8. Pse?
Pse më fut mua në"telashe"?
Moj kurrize e barkjashte?
Pse kujton se jam prej guri?
Nuk ka vdekur tek unë,burri.
9. Zonja me tatuazh
Kurrizin "dac" dhe gjoksin jashtë
Mu në mes kurrizit goxha tatuazh
NJë figurë simbol,mbi të një shigjetë
A s'më thuaj,moj zonjë,a ka faj kush"vret"?!!!
10. Vdekje e gjatë dhe vdekje e shkurtër
Më së fundi,e zbulova:paska dhe vdekje të gjatë
Veç ata që s'dashurojnë,këtë vdekje paskan fat
Seç lexova në një libër(qe e mbushur me proverba)
Rri i qetë, o kokëthinjur! Ty s'do të zgjatë fare vdekja.
Tiranë,19 dhjetor 2025









Comments