top of page

PËRBINDËSHI


PËRBINDËSHI

 (poezi)


Nga   Përparim     Hysi


Është aq i shëmtuar,sa të shtie frikën I etur për pushtet,sa sytë i kullojnë gjak Ky shëmtaraq nuk pyet fare për etikën Është fare pa moral dhe fyen pa shkak,


Kujton se është më i rëndësishmi mbi dhe Dhe sikur ka lindur veç për të komanduar Veteveten kur në pasqyrë e sheh: -Si një mbret me fuqi të pakufizuar! Veç ai ka tagër për të qeverisur Ç'janë poshtë tij, janë veç numërorë Ai të komandojë! Ata për t'u bindur Se ky lloj përbindshi është"jashtëtokësor".


Është narcizist i kulluar I pashoqërueshëm dhe i etur për pushtet Bën veprime si i çekuilibruar Është pervers dhe delikuent.


Kur qesh, sforcohet dhe sikur skërmitet Për  të qarë ai? Po si mund të qajë përbindëshi?! Këtij  paranojaku askush nuk i avitet Dhe për ligësira, është më i neveritshmi.


                      Tiranë, 3 qershor 2020

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page