top of page

PËR ÇUDI!


Arjana Fetahu Gaba

PËR ÇUDI!

Sot, S'po di të qesh, Harruar kam pranverën, Përmbi flokë, Si një lule të çelur, Aromë dashurie, Sy plot jetë fëmije. Dhe diellin topth të zjarrtë, Mbi detin, mikun tim të jetës, Harruar kam për dreq. Rërën butazi, nën shputat zbardhur, Ç'djenjë lirie, Harruar, sa keq. Harruar kam, dhe puthjen zjarr nëpër buzë, Është mëkat e di, Sot s'po di të qesh, Mjerisht s'po di. Harruar më janë fjalët që më ngrohnin shpirtin, Si një prush, në mangallin e gjyshes time të ndjerë, Harruar kam si vitet shkuan, si kokrra tespiesh, Na ish një herë...

Mos ma merrni buzëqeshjen, Që më dha nëna kur linda, As të bardhën ditë, mos ma fikni se unë shuhem, E kam timen, jetën time, Unë jam këtu se duhem. Në lisharsin e kësaj jete, Mbahem fort dhe pse lëkundem, Dhe në ka marramëndje, Mundem. Shkrumb u bëfsha, Në harrofsha, Sa e bukur është jeta, Në trup kam ende një zemër, N'këtë shpirt unë shpresën gjeta. Qielli me gjithë yjësi, Dhe e shtrenjta ime tokë, Edhe ndjenja dashuri, Janë të mijat botë. Se ku ka një shkëndijë jete, Ka një dashuri, Ka një fuqi, që ngrihet, Për çudi!

#Arjana #Fetahu #Gaba New Jersey, December 2019

Te gjitha të drejtat I përkasin autores!

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page