top of page

Për kovaçin Xhaferr Kurti nga...


Kështjella, kuajt, vargjet

(Për kovaçin Xhaferr Kurti nga Trebishti)

Mga Fatmir Terziu


Vargjet e mia janë gozhda e temperuar

zjarri i dashurisë që djeg

ndryshkun e shkelur nga kuajt

mijëra vjet,

në murin e shembur të Kështjellës.


Në to mbajnë fort vargjet,

suprinat e murit,

sytë që pozuan zjarrin e kovaçit,

me gozhdën e duarve të Xhaferr Kurtit,

ku struket e pagjetura e ilaçit,

loti i bekuar i burrit.


Vargjet e mia janë gozhda e jevgut

në një zemër.


Mbi të terren poezitë,

trokthi që rigjurmon çdo emër,

me një gozhdë malli të punuar përditë.


Shënim: Xhaferr Kurti, ishte kovaç me emër, zanatin e kishte trashëguar nga të parët e tij në Trebisht dhe gjithashtu ishte dhe muzikant popullor, që kishte krijuar dhe grupin e tij me të cilin bëheshin dasmat, ku daullja dhe cyrlja ishin veglat që sillnin gëzime edhe në angazhime të tjera festive të viteve të monizmit në Trebisht. Gjithkush e kujton me respekt. Ai mbahet mend për lojën e shahut dhe për disa thënie që kanë mbetur nga humori i tij edhe sot e kësaj dite.


Ikje


Të ikësh me dolli në dorë,

ngjashëm me poetin antik Nedim,

me këngë,

pa lotë,

është më shumë se një qilim,

ku yjet zbresin netëve të këndojnë në korr,

me Bririn e Artë të dashit të bekuar,

kur mundësi i „dashnisë“ Ajdin,

e zbuti për të na treguar,

jeta s'ka kuptim pa dashurinë,

rakia dhe kënga në Ostren të Madh janë bekuar.

E këtë e thoshte me shpirt i urti,

Muharrem Kurti,

atje, midis këngëve të dasmave

dhe sportit të burrave, atje

në rrëfimin e heshtur të historisë

ai iku, por la vetëm një ditëlindje

si një bekim

i dashurisë.


Shënim: Dy figura popullore të dashura në Ostren të Madh në vitet 80-të, Muharrem Kurti dhe Ajdin Kurti, me sjelljen e tyre ndryshe, me modelin e tyre jetik dhe plot humor, ku thelbi ishte gjithnjë një shkas i pazbuluar, por që gjithnjë kishte një arsye të fortë që e nxirrte në pah, se kënga, rakia dhe dashuria ishin një trio e pazëvendësueshme e një jete që mundohej të harronte hallet, stresin dhe problemet e tjera.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page