top of page

Puthjet…

  • Nov 9, 2022
  • 1 min read


Ndodhte...

Në një rrugicë,

Në një cep pallati,

Në një lulishte,

Në një sallë kinemaje,

Në një mbrëmje vallzimi,

Në gjysmëerrësirë…

Mes të dashuruarish,

Një puthje pasionante

Rrëmbehej a jepej,

Fshehtas !

Ëmbëlsisht,

Shijeplotë !


Keqas…

Fshikulloheshin,

Dërmoheshin ,

„Gërshëra qethte“,

Nuk kursente

„Cipëplasurit“,

Guximtarët...

“Puthja,…

Shfaqje e huaj !”


Ndodh...

Në rrugë, trotuare,

Sheshe, lulishte,

Lokale, makina,

Studio, plazhe,

Shezlone, det…

Lëshohen puthje

Të çdo „stili“...

Pa ndroje e tundim !

Shijempakur!


Askush s’e kthen

Kokën mënjanë,

Habitshëm të përçmojë

Të dashuruarit

Që lirshëm puthen.

Të dikurshmit

„Shfaqehuaj“,

Memecuar...

Të vetat buzë

Të thara lëpijnë !

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page