Puntorie Muça Ziba: AJO QË SHANË ËSHTË GRUA
- 9 hours ago
- 1 min read

AJO QË SHANË ËSHTË GRUA
E njoh ate biçim më vete
që ma shanë gjuhën,
ma shanë edhe nënën e gjuhës.
Gjuha ime nuk ka motra,
ajo është e vetmja e nënës
e para dhe sugarja.
Unë e ruaj në shteg të shpirtit
ajo shkel në rrugë të bardha:
e larë,e shpëlarë, e kulluar,
e bekuar në vende të shenjta,
më përngjan mua në sy e vetulla.
Gjuha ime tund qiellin
ndryn dashninë nëntokë,
mahnit botën e bukura e dheut.
Ajo grua që shanë,
nuk di çka është e mira
s'e njeh gjuhën e larë në gjak,
s'e admiron sintaksën
thurur me sqepa lejlekësh
në prehër të rrapave shekullor.
Y, sa e pacipë lehja,
mbase, inatin e ka me gjuhën e vetes
që ngeci në gozhdën e ndryshkur
pa rasa, pa paskajore…








Comments