PSIKO-ANALISTJA


KALOSH ÇELIKU

Një psiko-analiste politike, edhe pse, ajo vetë e pranoan se: nuk është analiste politike, aqmëpak arsimore-kulturore, po e arratisur dhe dalldisur pas shkrimeve gazetareske me të cilat e pushton Faecebook -un dhe portalet elektronike. Shkrime, herë pas here kotnasikoti me fjalë turko - arabe dhe në dialektin kosovar mishmash. Mendja ma merr, se: Kurrë në jetën e saj, nuk e ka futur ditarin arsimor nën sjetulla, dhe të hyjë si mësuese në klasë. Shpeshherë delë edhe nga binaret e hekurudhës, publikon shkrime publicistike kotnasikoti.

Herën e fundit publikoi një shkrim analitik mbarë-prapë për dijen. E, me siguri aspak nuk e ka kap në jetën e saj ditarin, hyn në botën e fëmijëve nga rruga qorre. Është, beqare dhe siç e thotë edhe vetë simpatike, mund të bredh sokaqeve pa dalje te “Parku i Grave”, në Shkup. Nuk, është aq e lehtë jeta fëmijore në botën e shtrigave, që Sot kanë dalë nga përrallat t’i arrinë dëshirat si “Princi i vogël” i shkrimtarit Antoan Dë - Egzyperi. Ose, si “Princesha që fluturon” tek romani i shkrimtarit Gani Xhafolli. Lojërat dhe ëndrrat e tyre në jetë. Dhiaret e tyre, që kanë ecur me shekuj për t’u ngjitur në BabaTomor. Fëmijëve, që kanë lindur para televizorit, filmave vizatimor, telefonit celular dhe librave në biliotekë.

Vjershën atdhetare-patriotike të Filip Shirokës nga Librat e Këndimit në kohën e Ernest Koliqit si ministër i arsimit “Shko dallëndyshe”, thotë se: Sot, “nuk të hyn në punë, nuk ta mësojnë qetësinë dhe durimin”. Dhe, “qetësinë dhe durimin” (sipas saj si psiko-analiste partiake) “e gjen veç në barnatore dhe te Zoti”?! Amani, nëse të besoj si psiko-analiste?! O Imzot, Papritmas, për të arritur kulminacionin e “analizës” politike-arsimore me fjalën turke “mashallah” si fillimtitull të shkrimit publicistik: “Të rrezikosh jetën për të nxënë dije, kur ti ske mësuar as pa qenë rrezik për jetë, është qesharake dhe patetike”.