top of page

Pse vullkanet shpërthejnë në male e jo në fusha?


Fiqri Shahinllari



Nga Fiqri Shahinllari


Pse vullkanet shpërthejnë në male e jo në fusha?


  Këtë pyetje ia kam bërë vetes që kur arrita moshën madhore. Nuk kam mundur t"i jap përgjigje " personit" tjetër  brenda vetes sime.. Që kur lind njeriu fillon të mësojë  emrat e sendeve dhe gjërave   të gjalla që e rrethojnë. Kështu fillon procësi themeltar i njohjes , i dijeve. Më vonë, nevoja, instikti apo,  në daci  të them, edhe intuita  të detyrojnë të thellohesh në dijenitë e tua. Që në vogëli mësova, midis  të tjerëve, edhe  emrat vullkan,  llavë, erupsion, krater.. Më vonë kureshta më shtyu të  bëj pyetjen që ka titulli i këtyre  shënimeve.

  Për të mësuar dicka më shumë , kërkova ndihmë te miku im  Nevrus Hyska, qe ka kryer studimet ne Fakultetin e gjeologjise dhe Minierave i cili jeton e punon në Micigan në Amerikës.. Ai më dërgoi një letër  përmes kompjuterit.  Vecova  disa rrjeshta që  shprehin thelbin e përgjigjes që unë kërkoja. "..Vullkanet -shkruan Nevruzi-janë  shfaqje të lëvizjes së magmës,  migrimi i saj nga brendësia e tokës deri në sipërfaqen e saj , në majëmale ku , si rezultat , krijohen kratere. Ky fenomen lidhet me shkëmbinjtë magmatikë që me miliona vjet kanë krijuar malet. Per shkak te levizjes se pllakave krijohen carje .Magma migron përmes carjeve, boshllëqeve sado të vogla, të shkëmbijve magmatikë. Si pasoje e temperaturave te larta e te presionit te madh magma shkrin e rremben cfare gjen perpara duke shkuar ne siperfaqe. Ky eshte shkaku qe magma migron ne malet dhe jo në sedimentet apo aluvionet që janë në fusha. Për miliona vjet këto fusha janë krijuar nga aluvionet, dekantimet..."

  Në fund të letrës inxhinieri Nevrus më sygjeron  që të gjej online më tepër informacion  lidhur me shpjegimin e pyetjes që atij i bëra..

  E vura vëth në vesh sygjerimin e mikut tim fisnik  Kërkova në internet, gjeta aty këtu edhe dicka nëpër libra që kam në shtëpi . Formova në mëndjen time dicka që më tepër kënaq veten time për të shkruar dicka modeste si gazetar pa pretenduar ic fare se po them dicka shkencore. Bile më vjen turp të përmënd fjalën shkencë për këto që po shkruaj. Si gazetar po, guxoj të hedh në letër përjetimet e mia nga ato qe më shkruan Nevruzi dhe nga cka lexova përciptazi në internet e në ndonjeë libër. Me që u sqarua arësyeja e migrimit të magmës drejt majëmaleve e jo gjetke nëpër fusha e ultesira, le të kalojmë në një cështje tjetër e të  flasim paksa për malet. C"janë ata, si janë krijuar? Domosdoshmëria e tyre  në ekilibrin e planetit tonë. Forma e ngritur e tokës si rrjedhojë e aktivitetit të  kores së saj gjatë miliona vjetëve ,quhet mal. U krijua nga palosja e sedimenteve apo nga  lëvizja e pllakave tektonike? Teoria më e re është kjo e fundit. Mali ka "rrënjë "të thella që futen  poshtë sipërfaqes së tokës. Këto "rrënjë" janë 4,5 herë më të gjata se lartësia e malit që duket mbi sipërfaqen e tokës. Të krijohet përshtypja se ke të bësh me një shtyllë shkëmbore  ngulur  nga lart poshtë. "Shtyllat" depërtojnë përmes shtresave te tokës duke bërë kështu të mundur  fiksimin e shtresae mirë e bukur  me qëllim që këto shtresa tok me rrënjët e malit  të ruajnë ekilibrin mbi shtresën e lëngëshme ku qëndron toka. Me që erdhi fjala, kam dëshirë  të krahasoj malet me kockat e trupit të njeriut. Janë kockat ato që ruajnë ekuilibrin e trupit. Pa mendoni sikur të mos ishin kockat si do ishte forma e trupit të njeriuit?! Një masë amorfe, një  gjë e qullët si llurbë , një top mishi e gjaku!  Kockat janë fabrika të prodhimit të gjakut. Malet janë rrezervuar gjigandë  të ujit që furnizojnë lumenjtë. Shkenca e metereologjisë thotë se  shirat më të rrëmbyeshëm dhe më të fortë e të shumtë bien  nëpër malet më të lartë..

  Arritëm në këtë pikë por le të kthehemi në thelb. Duke u kërkuar ndjesë gjeologëve e shkencëtarëve të tjerë që meren me  Tokën e më gjerë  po edhe lexuesve të mundëshëm  të këtyre shënimeve, po futem pak në fushën time të gazetarisë se për shkencë nuk jam dhe as që pretendoj.  Dihet që për shkak të shkëputjes e largësisë  së nga dielli , shekull pas shekulli, toka tkurret, plaket. .. Dhe kështu, duke u shtypur  nga të gjitha anët drejt qendrës së tokës ku gjenden zjarri  prej lëndësh të shkrira dhe shkëmbinj  të ndezur, bëhet e mundur lëvizja e masës  së zjarrtë  të lëngut magmë  që kur del në sipërfaqe  quhet erupsion, llavë me temperaturë 1000-1300 gradë. Kështu krijohen krateret  në formë hinke në majën e maleve.  Mendja më shkon të bëj një krahasim jo fort preciz  duke qe quajtur rruzullin tokësor  një portokall që shtrydhet, që rrudhet . Langu i portokkalit është  llava e brendësisë së tokës.

  Të jen keq kur mendon se toka jonë plaket, tkurret, kruspulloset nga fenomenet natyrore që ndodhin ne gjithësi. Ajo zvogëlohet jo vetëm nga  derdhja e llavës jashtë saj po edhe nga erozioni grryes i eres dhe shirave që marin pjesë toke e i derdhin në dete e oqeane....

13 tetor,2019

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page