top of page

PSE FITOI VV...


-Të nderuar botues, e lexoni me kujdes dhe e botoni pa ndryshime. Respekt.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

PSE FITOI VETËVENDOSJE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË MË 14 SHKURT 2021

Partia më humbëse më 14 shkurt 2021, një kohë të gjatë ka hecë në improvizime dhe beatifikime të varreve, duke u shprehur me cinizëm se do të fitojmë: “me duar në xhepa; sepse jemi parti akademikësh me nga një libër e gjysmë; dhe me rroga ndër më të lartat në Ballkan; se jemi parti institucionale; sepse i kemi ndejtë urtë okupatorit dhe poltronëve të tij, që ngriteshin në maje të gishtërinjëve të këmbëve e na thonin: “trrorisë”. Po, populli e mban në mend fare mirë se Bacit Qerim Pajaziti, Ibrahim Rugova për vrasjen mizore të djalit (ZAHIRIT) nuk i ka shkuar në të pame;nuk i ka shkuar as Bacit Bajram Zejnullahi e as Familjës Edmondit; pastaj, populli e mbanë në mend se çka kam folë unë në të pame për HEROIN ZAHIR PAJAZITI, për HAKIF ZEJNULLAHUN, PËR ADEM JASHARIN; pra jo për shkak se ka pasë informata se UÇK ekziston, por edhe për shkakun se jam histirian, e kam profesion luftën për liri të çdo populli, e më së tepërimi për KOMBIN TIM. Po, Baci Qerim Pajaziti pas çlirimit, nuk e ka pranuar në shtëpi Ibrahim Rugovën. Pasi që i pata thënë Bacit Qerim se edhe Baci Adem po mendon se është dashtë më e prnuar. Plaku i urtë do të më çortojë paksa me krtikë shumë të drejtë. “JU të shkolluemit, e keni njoftë djalin tem më mirë se unë. Nuk jam marrë me politikë, e Ibrahimi asht dashtë me ditë, se kah po sillen këta djemtë e luftës, këta shokët e tij. Ju e keni ditë se dikush po vret hafije, katila e xhahila, që nuk kanë lanë gja të zezë pa i ba këtij populli fukara- hafijet dhe ata që e rrahin tanë pazarin në Podujevë”; Populli e mban në mendë se si shprehet njëfar Driton Selmani në TV publikisht se: “Na keni lodhë me këta (!!!) të pagjeturit”. Nuk po e zgjati, por po ju them publikisht: jam nxënës i ADEM DEMËS, a keni lënë gja të zezë pa trilluar kundër Bacit. E mos harroni se Baca i SHQIPTARISË ETNIKE është i gjallë, është në zemrat e kësaj RINIE, sidomos që nuk dëgjon më prralla të mashizedekut. Po, Baca nuk ka urrejtë. Bile në një takim, kur Ibrahim Rugova (nuk e dinim e me qellim apo jo?) u vonua pakasa. Baca Adem Dema u ngritë në këmbë dhe iu drejtua Mahmut Bakallit, që nuk ishte mësuar me pritë diken, me këto fjalë: “O Mahmut Bakalli, më ke denuar pa asnjë argument 15 vjet më 1975. Tash, është tjetër kohë. Ibrahim Rugova është PRESIDENT I JONË, dhe, do ta presim pa kohë të limituar”. Pra, Baci ka dashtë një Presidnet që e respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. E ajo nuk ka ndodhë. Po të ndodhte ai do të shkonte bile një herë para varrit të ADEM E HAMËZ JASHARIT- Vllazërve LEGJENDAR, që u flijuan me tërë familjën, e të kërkoi falje për shprejen se: “këta janë të frusturuar, dorë e zgjatur etj….”. Tash ka ardhë koha të pushoni, se i keni fituar 9% të votave, ndërsa AKR 4.3%. E mbi të gjitha populli ishte shumë i zmeruar pse u rrxua qeveria Albin Kurti, pa asnjë nevojë, në kushte të një lufte biologjike.

Mëtutje partia më humbëse-LDK, po harron se e ka marrë “pushtetin” pa pushtet, me 90% të popullit që ka jetuar një jetë modeste më 1989. Dhe pas 30 vjetësh “pushtet”, e ka siellë popullin në 10% që e ka po atë jetë të sigurtë relativisht. Pra, 90% e popullit sot është varfenjak, në arsim është i fundit në Evropë, pa sigurim social, pa pensione solide, me ekonomi të rrënuar, me një izolim totalitar në Evropë. Partia më humbëse, po kujton se zgjedhësi shqiptar në Republikën e Kosovës ende “hanë bari”, e nuk e dinë tash se drejtuesi i saj (LDK) 26 vjetë, ka qenë antar i Komisionit për IDEOLOGJI në Lidhjën e Komunistave, pra ka mujtë me qenë lider i gjeneratës që 85% nuk e ka lexuar as edhe një roman, e asaj mase pastaj, iu ka shtihuar se: “jam i djathtë”!. E pasuesi i tij (Isa Mustafa), ka qenë edhe më finok, sespe me kokë është ende në Kumrovc, e me trup në Kosovë, sepse me mësuesin e tij paradhës, nuk ka folë në dy takime publike, sepse as nuk ka qenë antar i LDK-ës fare, sepse ilegalisht e ka pasë librezën e LKJ-ës; sepse i përjashtuar nga LKJ të paktën nuk ishte më 1989; sespe librezën ‘jullit’, pra të Rrhaman Morinës, ka shansë që e ka pasë, sespe ka qenë ministër i tij. E lista e ‘jullit’ është në arkivë, shëndosh e mirë, po ende nuk ka dhënë “selam se ku gjindet”. Ka ende shumë çka të pazbuluar, lexues i nderuar, që do të zbulohet jo me inate, por me argumente. Mbi të gjitha, një ish nxënës i imi që ka pasë fatin të bëhet shumë i pasur, në TV hapur këto ditë tha se: “Të rinjët nuk po i ndëgjojnë prindët”. Më duhet t` i them se baba i tij më pati kritukuar, si njeri BUJAR që ishte, duke më thënë se: “Profesor, shumë të donë Malësia e Gallapit, por djalin që ma ke pranuar në Gjimnaz, unë e kam dërguar në Shkollën Normale për mësues”. E çka i kam thënë Babushit tij dihet: Shiqo i nderuar MALSOR, djali ytë është shumë intelegjent. Është mëkatë me mbetë vetëm një mësues. Ai duhet të studiojë dhe do ta kryej fakultetin, sespe gjimanzi hapë rrugë tutje. Po, juve ju duhet një mësues që u sjellë një rrogë. Por kombit i duhet një gjeneratë individësh që do të bëhen INDUSTRI i ndryshimit të EPOKËS PRAPMBATURISË. Plaku BUJAR, u step, dhe më përqafoi. Fol, Behxhet Pacilli. Po, unë e di që MËSUESI është me peshë si fjala NËNË. “Por duhet shiquar edhe pas bregut”, do të shkruaj Prof. Zekeria Rexha në një shkrim testament, sa ishte në Gjimanzin, ku pata fatin unë më vonë të punojë. Edhe Ti, nuk e ka ndërgjur prindin për rrugën tënde. Prandaj, fëmijët e sotit, janë më patriotë se ne, parnadaj me 100 aerropalanë dhe më tepër autobus,shumë më tepër me vetura udhëtuan dhe e vetuan LIDERIN E TYRE, ALBIN KURTIN-VV, partinë kompjuterit, të interneitit dhe të mësimit, dhe, mbi të gjitha të bashkimit kombëtar në perspektivë. Po, ka raste që fëmijët, tani nuk po dëgjonë prindet, për faktin sepse do të bëhën më të aftë se ne. Unë rinisë patriotike të vitit 1968, 1981-1997 fuqishëm i takoj dhe i besojë. “Rroftë RINIA JONË HEROIKE,respekt për diasporën tonë patriotike, si pasuria jonë më e sigurtë”, pati thënë Adem Demaçi ,më 28 nëntor 1998.

Vetëvendosjën si parti politike e kanë bërë fitimtare, rrethanat në gabimet katastrofale ndaj popullit,pikërishtë nga ata që e kanë rivalizuar edhe me metoda të ulta- primitive, plotë brutalitet të pakufishëm. Në këtë rrafsh, këtë parti të perspektivës (VV) kombëtare, (nëse vepron dhe hecë drejtë), drejtuesitë e saj, të cilët në humbje dhe fitore, batica dhe zbatica, kanë qenë në shkallë përmanente timonierë të saj, ata pra e kanë siellë VV-ën, në breg. Në fakt, fitorën vertikale VV-ës, ia kanë dhuruar aktivisetët e saj, në Kosovë dhe kudo në diasporë.

E vërteta, për çdo natë, pas 14 shkurtit 2021, nepër TV. dhe shkrime autoriale po defilojnë “opinionistë”, të cilët siç po shihet, nuk e njohin sociologjinë e familjes, nuk e njohin psikologjinë e individit në kolektivitet, sidomos në aspketin horizontal, sidomos të gjenratës së re, ku REGRUTIMI politik nuk është një “prroskë”, por “një lum plotë ujë të kthjelltë”, një shtresë sociale kjo, që të ndëshkon shumë ashpër në çdo kënd, sepse është piekë dhe shkolluar; sepse mendon, flet dhe vepron, me kokë të ditur dhe të freskët, pa ngarkesa ideologjike, pa ngarkesa për kultin dhe ndaj individit në kohën e kaluar; sepse shiqon jo nga formati i xhepit, apo nga “aeroplani”; sepse peshon sigurtë në ardhmërinë kombëtare me një dituri solide; sepse e donë vendin më shumë se vetvetën. Mbi të gjitha, këta që po shkepin opinione, nuk po dëshmojnë me asgjë se kanë njohuri nga filozofia e historisë, se si dhe pse shkëputen epokat, se si formohen kombet dhe shtetet, e sidomos kur është koha e pjekurisë për EPOKËN e RENESANSËS. Pra, gjithëmonë duhet marrë diçka nga e djeshmëja dhe duhet shtuar energji të re kreative, nëse aspiron fitore në çdo veprim. Me fjalë tjera, LDK është palkë me të njejatat metoda duke premtuar deri në pafund. Fundi është ky, e do t` i dëshiroja pushim të mbarë. Nuk ka rëndësi tani mosha, por pesha e veprave. Kjo për faktin se UÇK nuk ka qenë institucion i kravatave, as i tavolinave dhe lluksit jetësor, as i simpooziumeve “shkencore”, por forcë e çarkut dhe e gjuhës në të cilën Alibini me shokë është burrëruar sepse mësesi ishte i sigurt- ishte Adem Dema i Shqiptarisë ETNIKE. Madje, disa persona të telenovelave, mjaftë kanë zbardhë mjegulla, por kanë filluar të defilojnë edhe me prralla se si paska pi kafe e raki, bosi i tyre. Poshtë ka rënë katundi, thonë në Llap.

Konkretizim

Vetëvendosja fitoi për faktin se për çdo vit, mesatarshit të rinjët që i mbushin 18 vjetë, në Republikën e Kosovës, janë nga 40 deri në 45000 persona, te të dy gjinive. Për katër vjetë, kjo masë i siguron nja 200 000 vota të reja. Llogaritni, plus prindet e tyre, që duhet t` i dëgjojnë fëmijët. Kjo do të thot se kemi të bëjmë me një shtresë zgjedhësish që është e uritur për dituri, për punë dhe siguri në ardhmëri, që kërkon ndryshime. E partitë tona të ‘vjetra’, kanë dëshmuar pasiguri në nivelin e qeverisjës, e ajo pasiguri është shoqëruar me plotë afera dhe koagulim të korrupsinot dhe nepotizmit, që ka shkuar deri në krahinarizëm, që e ka bërë atë trohë ekonomie që e kishim rrush e kumblla, që ka shitë tokë shtetërore me një markë=një ari. E vërteta, investimet nuk kanë munguar, por janë peshuar aty ku nuk ka punësim që kërkon hapësira jetësore.

E kur t` i shtohet argumenti që e palsuam, se shumë prindë (nënë dhe babë) në Republikën e Kosovës, janë të varur nga fëmijët, dhe anaseilltas, sespe nuk ka punësim të mirëfillët,por duhet të ekzistojë një harmoni tradicionale që i riu ta dëgjojë të vjetrin, por ajo epokë është edhe tash por vetëm në ODË, e jo në fushën e diturisë, sepse mos harroni se një pjesë e shoqërisë është e dezorientuar për shkak të “havadyzve” premtuese. E tekonlogjia sociale për faktit se: “Familja nuk ka drujë për ngrohje, sepse ka tepër drujë në treg”, është realitet sot në Kosovë, me fajin e dikujtë që ka pasë pushtet. Po shtrohet pyetja: si më i ble drutë për ngrohje, kur nuk ke punë, e nuk ke para; sepse pushteti në Kosovë është shumë keq i BYROKRATIZUAR, sepse janë mbush zyret nepër ministri me nëpunës, që nuk kanë status të qartë, sepse ajnë aty; për faktin se duhet t` i mbajnë duartë e “lëmuara”, e që partia e fajdeve, ata i plason në pozitë vartësie, prandaj askush në Kosovës sot nuk ka sigurim social, nuk ka profesionalizëm në punë, sepse ministri që është jashtë rriedhave: bje fjala juristi e drejton shëndetësinë, kurse bujqësinë e drejton ai që kurrë një ditë deri sa është bërë minstër, nuk e ka parë asnjë arë se si punohet, e mbi të gjitha nuk dinë çka është ferma e bagëtive, sepse historiani e drejton, bje fjala energjetikën (!!!), sepse shekncën dhe arsimin e kulturën e drejton ai (ajo) që nuk ka lidhje se si funksionon bile një institut shkencor, kulturor apo arsmior, sespe nuk e ka asnjë ditë pervojë në ato institute. Ec tani e mos voto për atë parti, që e ka për shpirt vajza apo djali- vajzat e babës apo djemtë e nënës, luftën për mësim dhe dituri. E rinia jonë po kërkon punë. Asgjë më tepër. E kur t` i shtohet këtij faktori, si VLERË e shtuar, trusti mendor i diasporës sonë patriotike dhe pervoja , që në një mënyrë është PIEKUR në shoqëritë DEMOKRATIKE ( si në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet Nordike, SHBA, etj), atëherë mozaiku i fitorës së VV-s ku drejton Albin Kurti, del në sheshin popullor, si fitore kolektive polodimenzioanle, sepse me asgjë nuk ka dëshmuar se tardhton dhe rrenë, siç kanë bërë të gjitha partitë e bunkreizuara në premtime, dikush më tepër e dikush më pak. Vetëm studione thënjen e tyre se: “ne fotojmë me duar në xhepa”. Kjo thënje do analizë për tërë atë shtresë shqiptare që në çdo etapë historike, ka sabotuar, ka jetuar me filozofinë e robit, se gjoja: “të mëdhejtë kanë me vendosë për fatin tonë”, pra i thonin miletit: “rrini urtë ndaj okupatorit, se na ndëshkon neve e jo juve, në stilin hipokrit se: “fëmijët i hanë mollat, të vjetërve u mpihën dhëmbët”. Jo,JO, e kundërta, ka ngja gjithëmonë: Të mëdhenjët i kanë hangër mollat, e vexhëlisë iu kanë mprië dhëmbët. E le të dihet, se u ka ardhë fundi rrenave dhe bizarive, se: “ne premtojmë rritje ekonimike dhe punësim për teze dhe kusheri, e ata neve do të na thutrin madje edhe këngë folklorike: në dashi me def, në dashi me çifteli. Këta të foteleve dijnë me iu ra të dy instrumenteve.

E sa i takon faktit se Vjosa Osmani ka fituar po në ato mese ku bastion paska qenë LDK dhe drejtuesit e saj, është konstatim më se trendecioz dhe primitiv. Edhe më primitiv është konstatimi se Vjosa duhet ta merr timonin e LDK-ës, se: “është Rugoviste e pa përmirësuseshme”. Po, ajo mund të kthehet, por ata që do të duan ta kthejnë, ata edhe e kanë përjashtuar nga Kryesia. Në fakt, Vjosa ka marrë shumë vota edhe sa ishte e nominuar për Kryetare Qeverie më 2019, si Nënkryetare e LDK-ës; sespe as sot pra as dje, nuk ka qenë e korruptuar dhe hielgji në koncepte shoqërore. politike dhe shtetërore. E mos të harrojmë, se edhe Donika Gërvalla, një antare e denjë e LDK-ës, është larguar në mënyrën më brutale nga tubimi zgjedhor i LDK-ës, fakt ai se aty ka pasë ish agjentë të UDB-ës, që ia kanë vrarë, ose ia kanë luftuar babën dhe mixhën e shokun e tyre. Po, janë edhe disa të tjerë që kanë pasë fatin e njejtë në LDK. Kujtone pse është larguar Prof Fehmi Agani dhe pse është lënë në mëshirën e banditëve serbianë në kohën më të vështurë. Diken duhet ta brejë ndërgjegja që nuk e kanë sigurauar.Por, jo vetëm për këtë, sepse ka edhe të tjerë që janë likuduar mizorisht nga dora e spiunëve, sikurse profesori i urtë dhe partiot Latif Berisha, sikurse advokati guximtar Bajram Kelemdi. Shtrohet pyetja: çfar strategjie ka pasë LDK, për ruajtjen e kudrava. Kurrfare-zero!.

Por, kjo nuk do të thot se ata i ka tradhtuar LDK, por i ka përbuzë dhe brutalisht i ka nënçmuar stafi drejtues i LDK ës. Pra LDK në shkallën arsimore ishte dhe është shndërruar në oazë analfabetësh politik,që punojnë për foramt të xhepit, që e kanë riepë diasporën dhe tash e shajnë, parti që nuk dinë çka është strategjia politike dhe kadrovike. E, kjo ka ngja, në 25 vjetët e fundit. E në anën tjetër, po ata analfabetë politik që nuk i ka votuar as lagja e tyre, kësaj radhe, një kohë të gjatë, janë krekosë se: “Jemi parti e akademikëve dhe institucioaliste”. E çfarë institucioni është ai, në çdo rrethanë historike, kur për katër (4) vjetë nuk e mbanë asnjë mbedhje të parlemantit, e zgjedhësitë para tytave të okupatirit kanë dalë dhe i kanë votura. Madje, ai Parlament nominal, i papërgjegjëshem,i para luftës, nuk e debaton e as nuk e aporvon asnjë ligj (!!!). Në lidhje me këtë, po e japi një shembull nga Lufta e Dytë Botërore në një shtet evropian: E pyesin drejtuesin e rrezistrencës antifashiste, çka të bëjmë me trezorin e bankës kombëtare? E ai pa menduar shumë u përgjigjet: “I nxirrni kuadrot nga qytetet dhe i strehoni në vende të sigurta, sepse ata janë pasuria jonë, sepse ata me diturinë e tyre arin do ta kthejnë prapa, aty ku ka qenë”. E këta drejtuesit tanë po lejojnë që pikërisht nga TREZORI t` u vidhet pasuria. Mendoni, 2 milionë euro të trezorit, kah shkuan?!!!). Nuk e kanë fare mendjen për ta kthyer, pasurinë e vjedhur, aty ku ishte, në trezor? E ku jeni policë, hetues- prokuror e gykatës.Kështu shteti i së drejtës nuk ndërtohet.

Se sa i çmon popullli këta akademikë dhe ato institucione të fjalëve boshe, në Kosovë, u pa më 14 shkurt 2021. Mos të harrojmë, se zgjedhjet janë organizuar dhe deri në nja 53% janë kontrolluar nga forcat “intelektuale dhe daministrative të komanduara nga LDK-nga pushteti i saj”. Pra, nuk ju beson më askush premtimeve, sepse një pjesë jo e vogël e popullit, ka ardhur deri aty, dhe po jeton me NJË EVRO në ditë. Ky është alarmi, që deri ku e kanë siellë qytetarin, partitë institucionale. Këto parti, nuk e kanë qarë kokën se deri kur e kanë shkatrruar bujqësinë, deri ku e kanë shkatrruar urbanizmin dhe një pjesë të infrastrukturës. Madje, më 1972/73 tërë Kosova i kishte vetëm 4 përdorues të drogës, prej tyre , asnjëri nuk ishte shqiptarë. Jo, jo nuk harrohet fakti pse lindi dhe u këndua një kohë: “Loptë e mia më të mirat në katund”. Kjo këngë tregon faktin se çka guxonim të kërndojmë, tëjemi!!!. Tash, sikur për një shtresë të kalbur hormoqësh dhe hipokritësh, që donë të ndahet nga populli, jo me punë por me korrupsion dhe nepotizëm, skur po duan të këndohet kënga e tyre hymnore: “Qentë e mi, më të mirët në qytet”. Pra më shtrenjët kushton sot në Kosovë një qenë i një “kapitalisti”, se sa një familje 4 antarëshe. Ku është tradia dhe morali jonë arbnor në këto rrethana politike, në stilin: “janë fajtorë prindët, që nuk i detyruan fëmijët e tyre, çak edhe me dru, të na votojnë”. Unë nuk moralizojë, por jam i sigurtë kur them se populli kërkon punë, pra, që me diersën e ballit, ta meritojë jtën në liri, që është e garantuar jo me kafet e atyre që kanë pirë nepër sallone, por me GJAKUN E ADEM JASHARIT-LEGJENDARIT- dhe familjës tij, e të gjithë deshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.

Nëse Vjosa dhe Donika, si femra shumë intelegjente, porvojnë ta renovojnë themelin e rrënuar të LDK-ës, duke përdorë ambalalzhin e VV-ës, atëherë është fjala për një hipokrizi politike, sepse ato në këto rrethana janë ngritë edhe më lartë, me firmën e re. Kjo për faktin, se ato duhet ta dijnë, se VV-ës nuk i bëjnë kurrfar nderi, ashtu si nuk i bënë ata të tarafit që u largua nga VV, para disa vitesh e tash kanë mbetë në lerë. Po, jam ekspert i partive politike, por edhe ata që kanë mbetë në VV e tani shkaktojnë “diell e re të nxehta me llafe” në VV, duhet të kanë kujdesë se e sotmja nesër bëhet dje. E kjo për faktin se VV tani është në psikologjinë e popullit si karizmë pozitive, që duhet të ketë kujdes në hapat politik, sidomos në ata të politikës ndërkombëtare, por jo të veprojë si një palaço e legenit politik, pa pasë asnjë anamnezë për psikologjinë e fitorës kolektive dhe individuale.

Sidomos, me SHBA dhe BE, drejtuesit e VV-ës duhet të dëshmojnë vepra, sepse treshja Hoti-Veliu dhe Skenderi, të dirigjuar nga Isa, shumë kanë viellë të pavërteta si: në Berlin, ashtu edhe në Bruksel e Vashington. Po këta nuk janë fajtorë pse janë primitv, sepse edhe ashtu janë të pa gjak, por problemi është te ato truste në SHBA dhe BE, pse ju kanë besuar!!. Për BE nuk është për t` u habitur, sespe është ditur se: Borell dhe Lajçak prej cilave kuzhina vijnë. E një fakt, duhet thënë se Borelli dhe Llajçak, kanë gjetë te A. Hoti, harrnin për thesin e tyre refuzues, duke krijuar koncept servil, lepe peke se :“Shoqëria e Republikës Kosovës, drejton politikë që 90% është e varur nga ajo që i thuhet në vesh, jashtë Kosovës”, pra që e hejk taksën dhe reciporcitetin, madje nëshkruan që një shtet për nevoja të ish shtetit okupues të ndertojë HEKURUDHË nepër territorin e shtetit tjetër, pa e pyetë fare. E ai shtet, ka parlament, Qeveria e ambasada, ka Kushtetutë. Ky fenomen nuk ka ngja kurrë në hostori.

Pra mos të largohemi se të dy drejtuesit e BE-s, kanë koncept refuzues ndaj Republikës Kosovës, por që drejtojnë diplomaci primitive të ndërskamcave poliatrofike. E ky primitivizëm, se vetëm faktori ndërkombëtar është determinues, nuk është shkollë e Albin Kurtit. Këtu diku ata Albinit i druajnë dhe qysh tani kanë filluar të kërkojnë dialog me Serbinë, për ta vënë para aktit të kryer. Jo, ata së pari duhet t` i kërkojnë Beogradit që ta RESPEKTOJË VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË, ta largojë Serbia nga Preambula e Kushtetutës se: “Kosova është pjesë e Srerbisë”, pra ta pranojë Kosovën shtet sovran. Në këtë nye gjërat duhet të matën jo me milimetra, por me milimokoron, sespe në VV kemi të bëjmë me një parti të internetit, të kompjuterit, që sot është në modë, nesër është në fiasko, nëse nuk ka energji pozitive. Pra, tereni i partive moderne është shumë i rrëshqishëm, dhe nuk i dihet amballazhi. Po, edhe në VV shumë ‘kuadro’ kanë hyrë për ambalazhë, por kompjuteri të gjithëve, do t` ua tregojë që në start shenjën “clossë”, nëse punën e kanë me hile.

Për ndryshe, nëse VV vepron sikurse partitë që më 14 shkrut shkuan në opozitë, populli që regruton zgjedhës të nivelit që e thekssuam më lartë, do t` e denojë edhe më egërsisht. Po, ky popull ka dalë nga një gjendje shumë e rëndë gjatë viteve 1981-1999. Dhe qe 20 vjetë nuk ka pasë kohë të bëjë llograi, sa bibiloteka duhet ndërtuar, sa ambulanta duhet aktivizuar, sa shtëpia të pleqëve, sa shkolla, e sa rrugë e infrastrukturë të shtëpive të kulturës dhe sportiti duhet ndërtuar, sa uzina dhe sa komplese tokësore duhet punuar natë e ditë pa pushim. Pra, në Republikën e Kosovës varfëria mund të mbetet prapa vetëm nëse punojmë si BLETËT NË ZGJUA.

Disi jemi marrë me pasojat e luftës, edhe nga ata që nuk dijnë të mirren. Jemi shumë largë që ta kthejmë gjyqësinë në binarë të duhur të filozofisë drejtsisë demokratike dhe të kompetencave që i takojnë; jemi shumë largë që të krijojmë besim të plotë në polici, prokurori e gjyqe, sepse milici, prokurori dhe gjykatësi, dikur na kanë torturuar, jo në emër të fajeve reale, por në emër të faktit, pse ishim shqiptarë. Këtu duhet bëhet ende punë dhe ta kuptojmë atë fshatarin që iu kanë masakruar antarët e familjës, sespe partitë në pushtetin e deri tashëm, vetëm sa kanë teatrizuar dhe pak a shumë kanë nderruar. Ne, një institut të hulumtimit të krimeve të okupatorit e patëm, dhe dikush me një potez e suprimoi. E, ashtu është edhe në lëmitë tjera. Këtu partitë humbëse, duhet kërkuar debaklin e tyre, sepse populli de fakto ia ka dhuruar LDK 9% të votave, AKR 4.3%; PDK 16,8% dhe AAK, vetëm 6, 2%. Studioni faktet horizontalisht dhe vrtikalisht, në gro plan, e jo në numra autoriteti nepër mëhallë. E vërteta, sidomos LDK-ës preliminare, si parti që 30 vjetë ka bërë “carevinë politike me vota”, tani kjo gjeneratë ia ka zbuluar emruesin e përbashkët. Nuk mundet për ta sheruar varrën LDK-ës më, edhe po t` i ketë pesë Vjosa dhe 3 I.Rugova. Dokumenet do të dalin shumë shpejtë në lexim, sidomos nga viti 1992. I mjeri ai që nuk reflekton sot. Madje, ato dokumente janë në vend të sigurtë dhe nuk ka shansë të tjetërsohen. Aty, do të shihet fashizmi i kulluar serbian. Aty do të shihet kusillinguizmi i tri katër partive, që ‘na kanë siellë “tamël e oriz’ nga Vatikani; na kanë siellë mish të terur nga vendet arabe, që Milloshit i kanë dhuruar 2 miliardë dollarë më 1998/99, që dalin dhe thonë edhe sot: “Nuk e pranojmë Republikën e Kosovës, sepse me KOS-in kemi konkordat, nga viti 1914. E tash ulurojnë, pse na ka pranuar IZRAELI. I kanë harruar puthejet e Jaser Arafatit me Hitlerin e Ballaknit në Beograd, i kanë harruar tre thasë me dollarë, që M. Gadafi ia dhuronte Milloshit, për blerëje armësh në Rusi, i kanë harruar edhe këta tanët se sa kanë viellë duke na quajtur iridentisë dhe kontrarevolucionar, e demonstratntët nuk e kishin lëshuar as edhe një fjalë për ndryshim të sistemit ekonomiko shqoqëror.

Për shembull, më 2007 në gazetën kombëtare “KOSOVA SOT”, i pata botuar, në 249 vazhdime (për çdo ditë) të gjitha dokumentet sekrete të Lidhjes Komuniste të Kosovës, vetëm për vitin 1981. Aty, janë vizatuar të gjitha veprimet për seicilin që ka vepruar kundër kombit dhe kudër historisë. Po, ka pasë lutje, më 2007 që: “mos t` i botojë, sespe kemi reflektuar?”. E iu pata pyetë: a keni reflektuat sepse jeni partiotë, apo ju ka reflektuar lufta e UÇK-ës. Nuk mora përgjegje, sepse jo që shpirtërisht nuk kanë reflektuar, por po mrizojnë, bile disa duke marrë edhe pensione nga Beogrdai, sepse e kanë pranuar titizmin për Bibël dhe Kuran, kurse Serbinë okupatore për shtet. Për ndryshe pensione dhe punë nuk do të kishin. E çka t` u bejmë vuajtjeve të atyre që janë kalbë nepër burgje dhe rrahë e torturuar nepër kthina të UDB-s famëkeqe, në anën tjetër, ishte përgjegja ime. Jo, historia nuk mund të lakohet, sepse po deshte është shkencë ekzakte. Bje fajala, para disa ditësh një ish drejtues i dhunëshëm i pushtetit Milosheviqit, që nuk ka lërë gjë të zezë pa punuar kundër kombit vet, e PROMOVOI një monografi për katundin e vet, shih në Bibliotekën Kombëtare. Madje në kartonin e tij në Zvicër i shkruan: “Se po rrezikohem nga UÇK-ja në Koosvë”. Por, ai nuk është fajtor, pse e promovoi një libërth katundi, por fajtor është drejtuesi i Bibliotekës Kombëtare, pse e lejoi të na shes promovim “patriotik” ai që pikërishtë Bibliotekën, dhe jo vetëm këtë, i pati serbizuar. Këto realitete, “në emër të demokracisë’ janë edhe në shumë sfera tjera, që po e grryejnë trezorin e shtetit dhe popullit në Republikpën e Kosovës. Po, nuk jam për atë që ta realizohet fonema: “Sot shumë korba po thonë jemi Shqipe, si i duron dhe kryet s` jau shtype”. Jo, nuk jam për shtypje kokash, as për hakmarrje. Bile në të gjitha shkimet, kohë pas kohe e them: Ne nuk duhet të sillemi dhunëshëm, me ata që janë siellë mizorisht ndaj neve, sespe xhaku u kombit tonë që ka riedhë rrëke, është gjak i humanizmit dhe porosi e SHËN NËNË TEREZËS- FAMËLARTË ARBËRORE.

Popull i nderuar, me fatin tëndë mos lejo të luaj askush. Tri herë mendo dhe një herë vepro- voto. Por edhe pas votës kërko llogari, mos u mjegullo, hec drejtë, mos u frigo, mos u shtiho si infrior dhe i turpëshëm. Marrsho përpara, se ke mundësi dhe hapsirë, sepse nuk është më as 1878, as 1913, as 1919, as 1946, as 1992, as 1995, as totalitarizmi që një çështje është e lejushme në mbërmje, e të nesermën bëhet e denueshme. Për vitin 1999 duhet të hulumtohet shumë dhe të nxierrim mësime të sakta, sepse adhe aty kemi gabime në hapa, që është dashtë ata hapa t` i bëjmë shumë më herët, të paktën nëse është çështje e Kosovës politike, por mu pse Kosova ishte çështje GJEOSTRATEGJIKE ushtrake, mbeti për vitin 1999, mbeti fat dhe fitore e UÇK-ës e askujt tjetër.

Mos harroni se disa drejtuesë të Luftës ÇLIRIMTARE janë derguar edhe me HAFIELLËKUN e DIKUJTË që i thot veti shqiptar, NË HAGË. Ata do të lirohen me siguri, sepse nuk janë fajktor, sepse kanë bërë lUFTË TË DREJTË, me Konventa të Gjenevës, por vuajtjet e tyre, të familjeve të tyre, janë vuajtje që duhet përjetuar çdo partiot dhe patriote shqiptare. Nuk ka peshë tjetër, sepse Lufta e UÇK-ës është çështje aposlute që don objektivizim kolektiv, pse ata janë në Hagë. Ata nuk janë atje për çështje personale, por ata janë firmë valente e Kosovës dhe shtetësisë saj, dje, sot e në perspektivë. Kush ka dërguar dosje në Hagë, tani më e kam bërë publike disa herë. Unë nuk jamë as advokat, e as prokuror i askujtë. Unë kombit tim i besoi dhe për te nuk do të kursej asgjë, sepse lufta e drejtë nuk mund të gjykohet.

Kombi “kosovar” shpreheje antikushtetuese apo e UDBËS renovuar!

VV ka fituar më 14 shkurt 2021 edhe për faktin se është kah e promovon bashkimin kombëtar, me të gjitha mundësitë dhe dobësitë. E një fakt dihet se në Kushtetutën e Republikës Kosovës shkruan, e atë pozicion e pati siguruar Adem DEMA që Republika e Kosovës, në Kushtetutë duhet të vuloset se: Është shtet i shqiptarëve dhe komuniteteve të barabarta. E në cilin nen në Kushtrtutë theksohet termi “kosovarë”?, Askund. Pra, ata që e propogandojnë, pra jo vetëm që e aktualizojnë epokpën e banditëve si: Xhafer Deva si ministër i Herman Nojbaherit, si autor i mizorive të 4 shkurtit 1944 në Tiranë, dhe Dushan Mugoshës që ka sunduar Kosovën me banditizëm më 1945-1966, duke e ndarë kombin shqiptar në “ALBANCI –në Shqipërinë Bregdetare dhe ‘Shiptari’ në Shqipërinë Kontinentale”, nuk do ta kanë hapsirë pozitive në hiastori. E pse Xhafer Devës iu lejua që ta themelojë Lidhjën e Tretë të Prizrenit në SHBA, nuk është temë që mund të botohet pa referenca. Pra këtë detyrë nuk do ta harrojë. Kësi propoganduesish të shkollës Dushanit e Xhaferit, nepr vende dhe studio publike, duhet të dihet se njëherit, bëjnë vepër penale ndaj trajtimit shkencor të një komuniteti, krejtë në kundrështim me atë që është në Kushtetutë. Edhe më keq ,nëse në mediumet publike për këtë çështje flasin ata që nuk janë specialsit të fushës, gabimi nuk është i tyre, por i mendiumit që i fton. Aq më kq kur rrahin gjoks se kemi bërë këtë dhe atë për Flamurin e Republikës Kosovës.Po, rrahagjoksit gjithëmonë ulën në ‘safin e parë”, sespe duhet te punëdhënsi të dëshmojnë vlera që i kanë në pazar, por mallin kombi, kinse ata janë të ditur, nuk duhet t` ua blen askush. E malli i mykur është edhe kanceroz,nuk duhet konsumuar. E kush është i konsumuar, vetëm gjeniu popull-komb, ia cakton vendin në histori.

Në fund unë personalisht nuk e kam asnjë interes. Por, urojë popullin për korrektësi dhe zgjedhje dinitoze. Urojë që edhe partia fituese, ta sjellë pranë, qoftë edhe në miqësi, pa pushtet një parti respektive, pa marrë para sysh se çka kanë folë. Në politikë, ka më tepër interes, se sa miqësi. Kjo për faktin se kur të zgjidhte Presidentja, 80+1 deputetë duhet të janë në sallë të Kuvendit. Pra ky realitet, e inponon edhe faktin që partitë humbëse të qëndrojnë në sallë, pra për faktorizimin e mëtejmë të Republikën e Kosovës, sepse për ndryshe, KMESA e Vuçiqit të gjithëve na rrinë mbi kokë. Pra, Albini duhet ta vejë në PRIORITET: eknominë, arsimin, shëndetësinë dhe mbi të gjitha USHTRINË dhe POLICINË e shkollës Evroatllantike.

Prishtinë më 18 shkurt 2021

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page