top of page

Pse e bën thjeshtësia Eugen Isajn një drejtues të mirë për Elbasanin?


Pse e bën thjeshtësia Eugen Isajn një drejtues të mirë për Elbasanin?

Dr Fatmir Terziu


Do të ketë shumë arsye pse. Por le ti lëmë ato tek realiteti. Ai është kreu i Degës së PD-së në elbasan, që ka fituar me vota reale strukturash, me vota të drejta, mjaft bindëse. Të paktën kështu thonë të gjithë, që ndeshëm dhe pyetja shkonte vetvetiu. Në mjaft mjedise flitet tashmë për njeriun që ka në dorë fatet të ringrejë besimin demokrat në elbasan. “Ai është me të vërtetë i përshtatshëm për të qenë një udhëheqës i mirë i pikëpamjeve të tij për reformën e Degës së PD-së”, të thotë një zëri një djalë i ri, një nga Drejtuesit e Grupseksioneve të kësaj dege të PD-së. ai e njeh mirë varfërinë, ndryshimin e situatave dhe arsyet që ndodhin lëvizje të mistershme në këtë rajon. Janë mjaft gjëra që ai i di dhe i njeh në thelb, dhe mundohet t’i zgjidhë në mënyrë të pjekur, por dhe t’i vlerësojë ato ndodhi që kishin tronditur opinionin qytetar. Një drejtues, që është një ndikues për njerëzit e tjerë, thjesht Kryedemokrati elbasanas, mbetet ai që dëshirohet si një udhëheqës i vërtetë. Një demokrat që nuk i trembet krizës dhe debatit, por i përqafon ata si pjesë e gjetjes së një zgjidhjeje.

Si një ndjekës i largët i postimeve të tij, por dhe si një bashkëbisedues real e konkret në disa raste me të, unë me të vërtetë i admiroj karakteristikat e tij që ai po i afron jo thjesht sikurse bëjnë konsumatorët ose jo të angazhuarit në një jetë reale, faktike, poltike në mjedisin shqiptar. Kjo është arsyeja ndoshta nga më kryesoret, pse Eugeni sigurohet që të arrijë jo-të përfshirët, gjithashtu, për shembull duke deklaruar se situata na ka shpenguar të gjithë ne, jo vetëm ata që janë të përfshirë në poltikë. Ai e njeh rrezikun që vjen nga largimi i brezit të i ri, ai e pranon realitetin, por ka bindjen se kjo është një fazë e përkohshme, por që kërkon të përfshijë në angazhim dhe votë reale të gjithë familjet e mëdha elbasanase, ato familje që nuk pajtohen thjesht me strukturat, por që kanë idetë e tyre fisnike për të mbajtur demokracinë reale në elbasan. “Ne nuk mund të jemi një udhëheqës efektiv nëse jemi duke luajtur gjithnjë me siguri”, thotë ai duke rrëkëllyer kafenë e ditëve të nxehta pranë Arenës në Elbasan. “E fundit është të dëgjosh me zëra të larmishëm”, shton ai dhe arsyetimin eka të qartë tek angazhimi total. Ai po dëgjon strukturat e Degës së tij të PD-së në të gjithë territorin me të cilat konsultohet dhe i fton të konsultohen me të për ta ndihmuar dhe për të marrë vendime e ide në bashkërendim me Tiranën. Ai dëshiron të marrë mendime të njerëzve të tjerë se si ai mund të mbledhë ide prej përvojës së tyre. Madje edhe nga të thjeshtët, edhe nga mediat, edhe nga gazetarët edhe nga ata që duan me gjithë shpirt e zemër atë që sot e kërkon Elbasani, e gjithë Shqipëria.

Në të gjitha këto ai mbetet më i thjeshti. Dhe natyrshëm, kafenë e ka nga vetja, nga ndjeshmëria dhe respekti që krijon teksa biseda herë shkon në det a ndonjë lum, për të ndarë pasionin e peshkimin dhe diku tjetër atë të gjuetisë. Dhe kështu ndodh të dëgjohet ai është gjuetar i shkëlyer. Di të bëjë në shenjë. Si tillë ai qëllon në shenjë dhe synon rezultat të qartë.

Kjo është arsyeja pse unë zgjedh Eugen Isajn, jo thjesht si një demokrat në krye të Degës së PD-së Elbasan, por si një udhëheqës të mirë për shumicën. Për të arritur tek konkretja, rezultati që duhet të vijë sa më shpejt, natyrisht të gjithë kanë nevojë për udhëheqës që janë thjesht të dhembshur dhe të mëshirshëm, që dinë të sillen dhe të ndajnë fjalën nga veprat, që dinë të bëjnë ligjin dhe respektin ndaj Ligjit, që dinë të bëjnë shembullin e të qënit Njeri. Mbi të gjitha ai ka qenë, është dhe mbetet një Njeri i thjeshtë! Kjo e bën Eugen Isajn një drejtues të mirë për Elbasanin dhe më gjerë.

3 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page