top of page

PROSTITUTA


Ç'MË THA PYLLI Kudo katraura qiellin përflak, Rreze e diellit në qiell u fik, Egër mbi Gjepalaj moti zukat Me retë e hirta, vrullin vërtik.

Tutje mbi Shetel, n'dragua flake Rrebeshi ulet e ngrihet lart, Retë e hirta ngado përflaken, Mbi kreshta kodrash, turravrap.

Çdo gjë negativ, u bë natë, Shpendëria gëmushave u platit, Vetëm pylli, pylli i ngratë Për ndeshjen e egër u gatit.

Retë shprazen litarë litarë, Qiellë e tokë u bashkua, Pylli shpirtrrënjë, kryelartë Mbi shirrebesh nuk u gjunjëzua.

Në zgavër të një lisi u fsheha, Dridhej lisi me rrënjët në tokë, Kush diellin në jetë më thosh: - Edhe stuhinë do e njohë. 1969-Prill 2020

RADOVANI * Mes shikimëve të kryqëzuara Nër statuja të mermerta, Penelatave kuq e zi të tabllove, Mbi dy këmbë shkëmb Ardhur nga majëmali, Shikimin treste Radovani.

Blicët hijelarës derdhnin dritë Mbi hijem e gjashtë shekujve Veshur Dalmacisë, S'u njoh firma shqip Nga princër e pashallarë, Ecte Radovani Mes shekujve të mërzisë.

Ecte me çekan e daltë në trastë, Mbi gurëshekujt punonte pa bujë; Lavdia në vorbullën e gjakut amtarë Nër shekuj ndriti E nuk vdiq kurrë. 1978 *Radovani: skulptorë i famshëm i shekullit Xl me origjinë shqiptare.

PROSTITUTA I dashuronte ajo meshkujt Pa dallim moshe, shtrese shoqërore, Sish grua e askujt Me shpirt e zemër mortore.

Nga shpirti i sajë një tel i vetëm Stamponte të ngrirë një buzëqeshje; Mbetur epshe vitrine, Në kuqëlimin e shtëpisë publike Këputur dhe ai tel violine.

Me pafundësi epsh bankomati Në përvjelje shikimesh gjithmonë, U plak e mbeti pa familje, Skulpturë turpi i qytetit tonë. Mars 2020

30 views0 comments

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page