top of page

PROFILI YT...


PROFILI YT...

Profili yt në rrjetet sociale,<<bust>>,

Fotot të ngrysura,të mbyllura si dikur me çelës <<tutius>>,

Ecij,si në ëndërr,mbi një sfond te blertë,

Ecij përballë Qytezes mbi Urën e Çinës,

Sa e bukur kjo zonjë!Eci...dot s'e arrijë,

Ecij përballë Qytezës,tek ura...ecij,

Përbri lumit me shëmbëlltyrën e saj mbi ujë,

Edhe ajo ecën...më largohet më shumë.

Sesi jetuam dhe u rritëm dikur,

Në një oborr të madh,nën nje të madhe çati,

Rrëzoheshim,ngriheshim,ecnim përsëri,

Me plagë në duar,me plagë në kërci.

Familje te mëdha me femijë shumë,

Por jeta na ngjizi të madhërishmen dashuri,

Shkuam në shkollë një orë me këmbë,

nëpër acar e shi,

Punuam,<<u vramë>> në një moshë të njomë,

Duke mbledhur sherebel,valanidh e rigon.

Punuam në mal,punuam në vërri,

Po barra e jetës na ra që në fëmijëri,

Detyrat i bënim me penë e bojë,

Dhe bojës,që të thahej,i hidhnim hi.

S'kish drite elektrike,por veç kandil e qiri.

Bojë nga qingjra bënim duke i zier,

Ngjitës,rrëshirën e bajames mbi çati.


URIMET E ZEMRES...


Urimet e zëmrës dhe të shpirtit tim,

Nuk janë elozhe dhe fjalë boshe,

As lajthitje laviresh pa kuptim,

Por të çiltra si dritë agimesh bardhoshe.

Jam larg vesit,me virtyt të pastër,

Me virtyte qofshim gjithë jetën,

Të bardha,të ndritshme,si guri alabastër,

Të ndjellin ndershmëri për të vërtetën.

Ka emocione gëzimi dhe hidhërimi,

Si për fatkeqët edhe për kobzinjtë,

E ëmbël falja,i hidhur ndëshkimi,

Bashkë jetojne të mirët dhe të ligjte.

Por më e mira do mbetet në këto vite,

Dua te zësh vend tek miqte e mirë,

Si vajzë shqiptare,si grua fisnike,

Jo fryt i hidhur,i papjekur...por ëmbëlsire.

Në këtë bote qorre të dyzuar,

Të kemi më të mirën,më të pastrën Veçori,

Në shekuj nga ç'eshte folur e shkruar,

Për mua vlen vetem fjala NJERI.

Emocione të shumta më vijnë pafund,

Ja s'kam dëshirë të gjitha t'i shkruaj,

Nuk mund,nuk mund,nuk mund,

S'me lënë streset,më shtrëngojnë të vuaj!

46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page