top of page

Profesor në tre kontinente


Ngushëllim

Profesor ne Tre Kontinente


Keshtu titullohej Libri Prof. Ficos, dhe kush nuk e njihte e merrte thjesht, ndersa ne qe e njohem, e dinim se ai ishte rrugetimi i gjate dhe i bukur i jetes se Agronit, qe ne vitet e rinise deri sot, qe mbylli syte.

Gjirokastriti …... bente takim per te mbledhe fonde per botime te tjera, se dora nuk i pushonte se shkruari. Folen shume, disa ndoshta dhe per t'i bere qejfin, sepse i tille ishte momenti. Shume nga ata ne salle nuk kishin lexuar botimet dhe as veprimtarine e gjate te Prof. Agronit. Ishim ne salle me shqiptare nga jashte dhe brenda kufirit dhe disa nga malesia jone. Ne fund fola dhe une, thote Kostantini. “Nuk fola shume, fola shkurt, thashe se duhet te jete letrar i mire Agroni, ashtu si eshte dhe gojtar, po edhe si gjirokastrit qe eshte. Prof. Agron Fico me beri dy-tre pyetje. Nga pergjigjia dhe dialekti i te folurit e kuptoi nga isha dhe u ngrit e me perqafoi.”

Ta dini kush eshte ky i tha salles, .. dhe foli per meritat e nje himarioti ne pergjithesi, per vlerat e njerezve qe historia e tyre nuk e ka njohe rroberine, qe kane jetuar te lire. Edhe boteveshtrimi i tyre eshte me i avancuar se ne cdo krahine tjeter, shtoi ai. Me deshi me shume kur i thashe se kam Ph.D. Une dhe ti Kosta qenkemi te barabarte shtoi, ndaj do bashkepunojme per komunitetin dhe per Akademine.

U takuam ne disa raste kur mblidhej komuniteti. Dilnim dhe vec te tjereve, pinim ndonje bire. Me tregoi per te paret e tij, nje familje fisnike, per jeten aktive ne Kine, ne Tirane dhe ne New York. Ne Tirane u takuam disa here me miq te tjere, e merrja ne telefon. Me Znj. Liri ishte i gatshem, priste me kenaqesi te shihej me mua dhe Eleonoren. Ne Tetor 2019 u pame tek kafja “ Delight ” prane kishes ortodokse, te Rruga e Kavajes. Ai ishte ulur me pare dhe ne ishim ne shoqeri tjeter. Prof. Agroni u cua nga vendi i tij, bashke me zonjen Fico, erdhi te tavolina jone, na perqafoi, dhe filloi t'ju fliste miqve tane se cilet ishim ne. Eleonoren e kemi te vecante, me harismata, te dedikuar, oratore, elastike, e mencur. Kostantini ha buke vec... si mendje e si pene, na tha! Jane elitaret tane, qe vijne nga Himara, vendi i lirise, na nderojne ne U.S.A.

Ne heshtje e falenderoj Prof. Agronin si njohes te vlerave dhe historise sone, kur e krahasoj me te tjere, qe ndeshim rreth nesh me mendje te ndryshkur. Ne himariotet na quajne greker, gje per te cilen kushdo qe eshte e ka krenari. Nuk e dine se jemi Lejleket e Lirise, te paneneshtruar nga sundues dhe shfrytezues, qe jane dhe sot ne krye per te vjelur popullin e thjeshte! Shkembyem biseda te ngrohta dhe Eleonora i tha: Profesor, nuk e quajme cmallje kete rast, besoj do gjejme pak kohe te rrime me gjate bashke? Po tha, do na falni se tani kemi nje plan, dhe duhet te ikim, patjeter qe do takohemi!

Kishte rene goxha, kishte nje dridhje duarsh, dhe e pame me dashamiresi. Agroni dhe Liri Fico, dy njerez qe e pane boten fillimisht ne Kine, kishin nje aktivitet te gjere atje, ndikuan shume pozitivisht me shembullin e tyre dhe te studentet e tjere, e me vone me pune u bene paraprijes dhe shembull te botes intelektuale ne vendin tone. Me shume me ka folur mikja dhe patriotja ime qeparotese Donika Rusha - Titka, per ciftin Fico, te cilet e filluan jeten studentore se bashku ne anen tjeetr te kontinentit aziatik, dhe e mbajten miqesine po ashtu, te fresket dhe te respektuar deri sot!

Eh, sa merak na mbeti, qe nuk do e gjejme ne Tirane Profesor Agronin! Sa e shkurter na duket jeta tani qe jemi dhe ne drejt muzgut. Ishte person i cilter, me mendje te hapur, i dashur, i qeshur, patriot i vecante! Prof. Agron Fico kishte njohje te thella per artin, letersine, boten, dhe ishte kopetent ne shume fusha per ceshtje sociale te shoqerise. Ne Jubileun e Skenderbeut, ne Jubileun e Pavaresise une dhe Eleonora ishim pregatite me referate, te cilat ai i vleresonte si te vecanta.

Do e kujtojme momentin kur filluam kengen se bashku, ne nje takim te Akademise sone. Ishte mjeshter i zerit, nuk e harroj ate dite qe u ulem ne nje tavoline ne jugoret dhe me Pr. Agronin, me Dr. Harxhin etj. e tundem oborrin e Institutit ''Gjergj Kastrioti”. Dhe une thashe : Prof. Agroni, do te kujtoj nje shprehjen tonen te Bregut, qe thote: Burri qe s'i ben te gjitha... plaste e mos e zente dita...shtoi ai dhe qeshem me gjithe shpirt.

Rruge te mbare miku, kolegu, patrioti yne i respektuar, Agron Fico!

Pushofte Shpirti Juaj ne Paqe, ne Token qe e deshe dhe qe i jane hapur shume plage te reja! Ne do e ndjejme boshllekun qe na le, si ne Tirane dhe ne shoqerine intelektuale, te Nju Jorkut.

Ngushellimet tona znj. Liri Fico me familjen!

Kostantin & Eleonora Gjoka.

L.A, Ca – U.S.A.

5 Qershor 2020.

54 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page