Prof. Koli Xoxe, një emër që i bën nder historiografisë shqiptare


I vlerësuar në Francë me “Palmën Akademike” dhe me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit”, Prof. Koli Xoxe është nderuar edhe me titujt “Qytetar Nderi i Lushnjes” dhe “Nderi i Qarkut të Fierit”.



Profesor Koli Xoxe e kam patur profesorin tim nga më të mirët në Fakultet, elokuent, tepër i ditur që na e spjegonte me passion historinë e Francës, me detaje gjithçka, bukur, qartë. Nuk prisnim të mbaronte ora, si me dike tjetër por donim që profesori të vazhdonte « tregimin » e tij të përkryer për historinë dhe figura të shquara të Francës, si Hygoin e madh, Volterin, Balzakun, Dumasin. Unë i përgatisja me kujdes seminaret e Historisë së Francës dhe profesor Koli më vinte gjithmonë note maksimale. Kur erdhi koha e provimit dhe unë u paraqita, profesori i nderuar më përgëzoi dhe duke buzëqeshur më tha:”Alfred, ti nuk ke nevojë të japësh provimin, dhe sot do të v