top of page

Shyrete Demaj: Emi Krosi, një horizont i paeksploruar i poezisë moderne shqipe

  • 7 hours ago
  • 2 min read

 

Vështrim rreth librit me poema “Taedum Vitae, koha tepricë e vetes” të poetes, studiueses dhe kritikes letrare znj. Emi Krosi .

Libri fillon me një thënie të shkrimtarit J. W. Von. Goethe “Kontradikta midis pamundësisë së qenësishme dhe absolutes së saj.”

Kjo thënie përkon me tërësinë e librit me poema në thellësinë e kuptimit filozofiko-poetik të saj.

Autorja Emi Krosi poete, studiuese dhe kritike letrare e mendimit të thellë dhe realist, e cila nuk bën kompromise me antivlerat letrare dhe shoqërore, gjë që reflektohet në poemë si një rebelim poetik përshkruar me një gjuhë të pasur estetike metaforike.

Një poemë ku mbizotërojnë fjalët që përshkruajnë natyrën njerëzore me gjithë të mirat dhe të metat e saj si: urë e vjetër/ llubërtirën e mushkët/ uji i mjellmët/ pemëhijen/ këmbët e drunjta/ rrezet shpatë/ lumin e pisët/ rrënjëbaltat/ ku peshqit shqyejnë Unin tim,

në zgjedhoren e parë të foljes mëngjesore…

Poema ka njëzet nokturne ku secili prej tyre shpalos realitetin me një mënyrë të veçantë të shprehjes së tij ku çdo nokturn shpërfaqet si një imazh i gërshetuar i reales dhe surreales përmes Unit të poetes. Në nokturnin e parë (Hamurabi im) autorja përmes vargut “Hamurabit i ka humbur vula,” metaforë shumë e fuqishme shpreh një mesazh të qartë për kohën që jetojmë (humbja e vulës) përfaqëson një degradim, një shthurrje, një humbje e vlerave njerëzore. Duke vazhduar me po një mesazh të fuqishëm:

“ mos vrit, “

“ mos vjedh”

“ mos tradhëto”

“ mos gënje”

Në nokturnin e shtatë janë vetëm dy rreshta që peshojnë sa gjysma e poemës

“ eci gjithmonë mëngjeseve me mjegull

por gjurmët i lë vetëm pas…”

Autorja përmbledh thellësinë e një libri në vetëm dy rreshta.

Në nokturnin e dymbëdhjetë (uni im) -“dikush më tha : - të puthsha mendjen,

dhe ditë të tëra zhbirova

errsinat e mendjes time

në të gjitha kthinat e Unit tim,” një kumt i fortë metaforik ku ”Uni” i një mendje ku drita e dijes përndjek dhe ndriçon errësirat.


Përveç nokturneve ka edhe poema të tjera ndër të cilat veçoj poemën

“Koha e (tej)shkuar e përdhosjes së Republikës” (ose Republika e Barbukës) një poemë kjo tejet e fuqishme, ndërtuar me pjesë me një figuracion të pasur ku fuqia shprehëse është bombastike në revotën ndaj “përdhosjes së Republikës” siç thotë autorja që në titull.

Poema është një prurje e çmuar e letërsisë moderne shqipe e cila kërkon lexim të vëmendshëm dhe të përsëritur për tu kuptuar në të gjithë shtrirrjen e mendimit dhe forcën shprehëse të saj. Lexuesve të apasionuar ju sugjeroj të lexojnë këtë libër.

Kjo vepër është një horizont i paeksploruar i poezisë moderne shqipe. Urimet më të mira Emi Krosi. Suksese!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page